'Perspektiva ekonomike 2013-2017', Rama: Ta shfrytëzojmë krizën si rrugëdalje
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shtjelloi shtyllat kryesore të programit ekonomik të socialistëve për katër vitet e ardhshme, në forumin “Perspektiva ekonomike 2013-2017”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. I pranishëm në forum ishte edhe ambasadori amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.
Në formën e një interviste me përfaqësuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, shefi i opozitës shtjelloi programin e PS, duke theksuar se socialistët e shkojnë krizën ekonomike si një shans dhe mundësi që imponon gjetjen e mjeteve për rrugëdalje.
“Ajo që mbetet për tu ballafaquar është se cila është rruga dhe cilat janë mjetet për të dalë përtej kësaj krize. Çdo krizë është edhe një mundësi. Çdo krizë është një shans, në të njëjtën kohë edhe një rrugëdalje e re. Duam ta shfrytëzojmë këtë krizë si rrugëdalje dhe besoj se do t’ia dalim”- u shpreh Rama.
Cilat janë fushat e ekonomisë të cilat sipas koalicionit të majtë do të jenë forcë kryesore për rritjen ekonomike në planin afatmesëm dhe planin afatgjatë?
Besoj se ne jemi të detyruar të shohim përtej modelit të ndjekur deri më sot. Ky model ka shteruar. Nuk prodhon dot me as energji të reja, por as stabilitet ekonomik dhe financiar. Ne besojmë që një hapësirë e pashfrytëzuar është hapësira rurale e vendit. Një plan i mirëkonceptuar për një zhvillim modern rural, do të na jepte mudnësinë që të ndërtonim një nga shtyllat e ekonomisë. Një ekonomi prodhuese është një tjetër shtyllë që ne duam të ndërtojmë për të mbështetur maksimalisht shtimin e investimeve dhe për ta shoqëruar këtë me kualifikimin e krahut të punës. Së treti, sigurisht që Shqipëria mund të bëjë shumë edhe në drejtim te shërbimeve. Turizmi mbetet një nga shërbimet kryesore, por një turizëm i konceptuar krejt ndryshe nga sa është konceptuar deri më sot. Unë besoj që shteti i ri i Kosovës është një partner potencial shume i rëndësishëm në funksion të rimodelimit të rrugës sonë të zhvillimit ekonomik. Ashtu sikurse besoj qe marrëveshja Kosovë-Serbi, që i jep fund shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, është një tjetër arsye për të parë dritë në fund të një tuneli që e ka penguar bashkëpunimin rajonal me fokus ekonominë.
Si mendoni ju dhe forca që ju drejtoni që të ndikoni në rritjen ekonomike në planin afatmesëm, cilat do të jenë nxitjet në ekonomi?
Ka dy anë kjo medalje. Njëra është si do të strukturojmë rrugëdaljen nga kriza e ekonomisë familjare shqiptare. Dhe rrugëdaljen nga kriza e ekonomisë kombëtare. Ne besojmë që ka një problematikë shumë më komplekse se sa ajo e sistemit fiskal, për të hapur rrugën e zhvillimit. Eshtë një problematikë që lidhet me shtetin, me mosfunksionimin e administratës, mosfunksionimin e sistemit gjyqësor, moszgjidhjen e çështjes së pronës, me moskualifikimin e krahut të punës dhe me mungesën, ndoshta kjo është e para për nga rëndësia, mungesën e lirisë së konkurrencës dhe ekzistencën e një nyjeje shumë shtrënguese për ekonominë që lidhet me klientelën e pushtetit. Mungesa e marrëdhënieve normale kontraktuale mes shtetit dhe sipërmarrjes, borxhet e mëdha të akumuluara për shkak të mungesës së seriozitetit nga shteti, përbëjnë një kompleksitetit që duhet adresuar me shumë forcë që në fillim, për të krijuar një marrëdhënie të re mes shtetit dhe sipërmarrjes.
Si do ta menaxhonte PS, koalicioni i majtë, borxhin publik?
Përsa i përket borxhit unë besoj se ndajmë të gjithë të njëjtin shqetësim. E para, rritja e borxhit nuk ka sjellë as rritje ekonomike, as punësim, dhe e dyta rritja e borxhit ka prodhuar një gjendje që sot është alarmante. Por t’i referohemi 4 mujorit të parë të 2013, jemi në kushtet kur duhet të rrënqethemi për situatën. Deficiti buxhetor ka një tejkalim dramatik. Deficiti në këto katër muaj është 11 milionë më shumë se katërmujori i 2012. Ne do të fillojmë bashkëpunimi me FMN, do të fillojmë bashkëpunimin me sipërmarrjen dhe do të fillojmë një punë për ristrukturimin e borxhit.
Politikat fiskale, forca që ju drejtoni kërkon taksën progresive, cilat janë shkallëzimet që do të përdorni për taksën e korporatave, dividentëve?
Nuk jemi për taksën progresive kur vjen puna tek fitimi i kompanive. Ne kemi folur për vlerën e progresivitetit si një vlerë që na ndan qartësisht nga pala tjetër. Tek fitimi i kompanive ne do kemi vetëm dy nivele. Një nivel tek biznesi i vogël, i bie që furra e bukës paguan njëlloj sa 15-katëshi. Ndërsa tek kompanitë do të ruajmë vetëm një nivel. Në radhë të parë në 100 ditët e para do të ndërtojmë strukturën e re komplet të marrëdhënieve me biznesin. Dhe do t’i japim biznesit prova se rritja e 10% është rezultat i nevojës për të marrë një shërbim më të mirë. Ne do të mbajmë një nivel të ulët që do ta konsultojmë dhe do ta vendosim bashkërisht vetëm pasi të ndërtojmë një strukturë në funksion të biznesit.
Si mendoni për aplikimin TVSH-së të përshkallëzuar?
Do të bëjmë disa ndërhyrje tek TVSH-ja, por në parim ne mendojmë që duhet ruajtur një nivel. Do heqim TVSH për makineritë prodhuese, do ta heqim realisht jo si këta që vunë një listë ku të shkoni t’i blini makineritë. Do heqim TVSH për një serë ushqimesh bazë. Do ta ulim TVSH për faturat e konsumit familjar. Do të bëjmë një skanim të situatës. Kush është situata reale e ekonomisë, e sektorëve dhe thellësisë së gropës që ka buxheti.
Cili do të jetë pragu i TVSH-së për bizneset?
Ai që është sot për sot. Ajo që është e rëndësishme është rimbursimi i TVSH-së. Sot biznesi vuan nga mungesa e rimbursimit të TVSH-së dhe mungesa e respektit nga ana e qeverisë.
Cila është zgjidhja e PS-së për problemin e rimbursimit të TVSH-së?
A-ja është kjo, të vendosim respektin për marrëdhëniet kontraktuale me biznesin. Flas për kontratën që është Kushtetuta dhe ligji. Nëse shteti sillet si të ishte kompani më vete, por që ka dhe kulaçin dhe kërbaçin, nuk jemi në kushtet që jetojmë nën Kushtetutë, por o burra kush t’ia dali dhe të kapërcejë punën.
Koncepti i PS-së për sigurimet shoqërore?
Ka një problem shumë të madh që është vonesa historike për të ndërhyrë dhe për të reformuar gjithë këtë sistem. Është një vonesë shumë e gjatë që është shoqëruar dhe me mungesën totale të informacionit, për të ndërmarrë operacionin e domosdoshëm. Por është një reformë e munguar dhe pasojat e saj mund të jenë katastrofike.
Si mendoni se mund të zgjidhet problem i pronësisë në Shqipëri?
Çështja e pronësisë në Shqipëri ka 3 elementë. Elementi i parë është pronari dhe raporti me pronën e kahershme. Elementi i dytë është fermeri dhe raporti me tokën, i treti i ardhuri dhe raporti me shtëpinë pa leje. Janë elementë të ndërthurur me njëri-tjetrin sa përpjekja për tu kapur me njërin duke lënë tjetrin është jofunksionale. Ne do ta marrim çështjen në bllok. Të tre këta elementë duhet të jenë të vetëdijshëm që zgjidhje nuk mund të kenë 100% ata dhe të lerë komplet pa zgjidhje dy elementët e tjerë. Ne jemi në gjendje që të bëjmë një operacion publik të rishikimit të kthimeve dhe kompensimeve korruptive. Kemi kontaktuar agjenci të specializuara për bashkëpunim me ne. Do të bazohemi në shtënien në dorë të dokumenteve origjinale të pronësisë. Së dyti jemi në gjendje të themi se do të bëjmë rishikimin e të gjitha koncesioneve dhe privatizimeve që janë si në dëm të publikut apo si prodhuese asetesh kriminale. Edhe për këtë jemi duke punuar me një agjenci shumë të specializuar ndërkombëtare. Këto do të na japin mundësi për të zgjidhur problemin e pronës.
E drejta e pronësisë intelektuale, cila është qasja e PS-së në lidhje me këtë problem?
Ka një ndryshim midis meje dhe kryeministrit, me ndryshimin se ai zgjidh çdo gjë, në nuk zgjidhim çdo gjë. Të fillojmë njëherë nga tërheqja e dhunuesve shtetërore nga territori i grabitjes së të drejtave pronësore intelektuale dhe të shkojmë dalëngadalë drejt privatëve. Kjo është një çështje që do marri kohë. Në një vend ku pjesa më e madhe e universiteteve janë labirinte ku qarkullojë teza të vjedhura dhe doktoratura të vjedhura. Në këtë aspekt besoj se ka shumë për të bërë, por nuk do të jetë një çështje që do të zgjidhet katër vitet e ardhshme.
Si e shikoni ju të ardhmen apo perspektivën në lidhje me eurozonën të vendit tonë?
Unë mendoj që sfida jonë për momentin nuk janë fatet e Eurozonës. Jemi shumë të vegjël në këndvështrimin tim dhe të detyruar për të zgjidhur ca halle tonat, për të cilat kemi mbështetjen e SHBA dhe vendeve të BE. Padyshim e ardhmja jonë është atje dhe rruga jonë është drejt Eurozonës. Ndryshe nga pala tjetër, ne kemi një qasje që procesi i integrimit nuk është proces prodhimi ligjesh, futje në zarf dhe dërgimin në Bruksel, por është ndërtimi i Europës këtu. Është një gjë e madhe që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspirojmë për në BE. Problemi më i madh mundohet të tregohet sikur është opozita. NATO dhe BE imponojnë ndërtimin e një Shqipërie tjetër. Kur njerëzit kanë nevojë për bukë, të mos u themi NATO. Kur faktet dalin në dritë, siç është analfabetizmi, mos themi NATO. Kjo është gjeja që duhet të ndryshojë esencialisht në politikë pas 23 qershorit.
Si e mendoni bashkimin ekonomik me tregun e Kosovës?
Jemi qartësisht në pararojë. Dhe jemi qartësisht të mirëpozicionuar për të nisur një projekt të madh strategjik të shqiptarëve në dy shtetet. Duhet të kuptojmë dhe veprojmë me shpejtësi në funksion të një fakti, hapësira shqiptare e Shqipërisë nuk mjafton për të përballuar krizën. Fakti që ka një tjetër hapësirë shqiptare, në një tjetër shtet shqiptar është një avantazh shumë i madh. Ballkani pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, duhet parë si një mundësi tjetër.
(er.nu/BalkanWeb)