Greqi, Samaras kundër projektligjit të ri "anti-racizimit"
Kryeministri grek, njëherësh kryetar i partisë Demokracia e re, Antonis Samaras është kundër projektligjit të ri "anti-racizmit".
Për shkak të qëndrimit të tij kundërshtues, liderët politikë të tre partive që mbështesin qeverinë greke, Samaras-Venizelos-Kuvelis nuk arritën në një marrëveshje politike për projektligjin “Kundër racizmit”.
Demokracia e Re mendon se kuadri ligjor në fuqi është i mjaftueshëm dhe pranon vetëm përmirësimin e tij, ndërsa PASOK-u dhe E Majta Demokratike (DIMAR), këmbëngulin në nevojën për miratimin urgjent të projektligjit të ri në Parlament.
“Nuk u ra dakort, nuk u arrit asnjë marrëveshje” thanë burime qeveritare duke sqaruar se “qeveria nuk do ta dorëzojë projektligjin e ri në Parlament”.
Kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, vuri në dukje se nuk pati marrëveshje politike mbi këtë çështje, sepse Demokracia e Re (ND) kundërshton.
Sipas tij ka dy zgjidhje: ose ND të bjerë dakort dhe të miratojë projektligjin e ri, ose PASOK dhe DIMAR do të propozojnë projektligjin e ministrit të Drejtësisë në Parlament, me shpresën që edhe ND ta votojë. Venizelos tha se preferon dhe favorizon zgjidhjen e parë.
Kryetari i DIMAR, Fotis Kuvelis, këmbënguli në dorëzimin e projektligjit “Rupakioti” (emri i ministrit të Drejtësisë, hartuesi i projektligjit) në Parlament, sepse siç tha do të jetë një akt demokratik dhe shtoi se pasi të vijë projektligji në Parlament, mund të fillojnë procedurat për përmirësime, modifikime dhe korrigjime.