E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata do zgjedhë vetë bankën ku do marrë pagën

Punonjësit e institucioneve shtetërore do ta marrin pagën mujore në një bankë të nivelit të dytë, që ata do ta zgjedhin vetë. Për të bërë të mundur këtë, do të jenë institucionet shtetërore, që do të përcaktojnë procedurat që do të ndiqen, për ti mundësuar çdo punonjësi marrjen e pagës mujore në një bankë që ai dëshiron. Deri më tani kontratat për marrjen e pagës kanë qenë kolektive, ku të gjithë punonjësit e një institucioni ishin të detyruar ta merrnin pagën në një bankë të përcaktuar nga vetë institucioni. Qeveria bëri të mundur dje ndryshimin kur miratoi vendimin Për përcaktimin e përgjegjësisë së institucioneve të qeverisjes qendrore, për procedurat e kryerjes së pagesës. Ky vendim synon përcaktimin e përgjegjësive të institucioneve të qeverisjes qendrore, për procedurat e kryerjes së pagesës mbështetur në përzgjedhjen individuale, të çdo nëpunësi/punonjësi të këtyre institucioneve, të bankës së nivelit të dytë, të licencuar nga banka e Shqipërisë, për kalimin e pagës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›