E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forum ekonomik Gjermani-Shqipëri

Forumi

Në forumin e biznesit Gjermani-Shqipëri, organizuar nga Shoqata Ekonomike Gjermani-Shqipëri dhe Commerzbank, ku veç biznesit merrnin pjesë dhe drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Burimet njerëzore në vendin tonë janë të shumta me një moshë të re tashmë të kualifikuar në sektorë specifikë, duke qenë kësisoj më pranë teknologjisë së lartë të zhvillimit mbarëbotëror”, u shpreh Jaka në fjalën e tij, duke cilësuar se “do të ftoja me forcë investitorët gjermanë të guxojnë dhe të orientohen me kurajë drejt tregut shqiptar, i cili ofron mundësi të mëdha. Një fushë tjetër ku mund të investohet sipas kreut të Dhomës së Tregtisë, është turizmi, duke u adresuar biznesit gjerman mundësitë. Ky forum biznesi u kthye në një bisedë të lirë, kur Presidenti Topi ju përgjigj interesit konkret të sipërmarrësve gjermanë.

Para këtij takimi, sipërmarrësit shqiptarë kishin një takim të veçantë me drejtuesit e shoqatave të biznesit, që u organizua nga kryetari i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare, Muller.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›