E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, favorite për Euro 2012

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus beson se skuadra e selektorit Joachim Low është favorite për të triumfuar në Euro 2012, pas fushatës së tyre të përkryer në kualifikime.

Gjermania u mposht 1-0 nga Spanja në finalen e Euro 2008, por Matthaus është optimist se skuadra mund të fitojë trofeun këtë verë në Poloni dhe Ukrainë.

“Gjermania u kualifikua me bilanc perfekt, fitoi të gjitha ndeshjet në grup dhe nuk dyshoj se mund të rrëzojë nga froni Spanjën. Gjermania është favorite”, deklaroi Matthaus për mediet gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›