Administrata e Gjirokastrës nën presion nga drejtuesit, u kërkohet vota për PD

PS denoncon presionet e PD për largimet nga puna
Partia Socialiste përsërit shqetësimin e saj për manipulimin e votave nga ana e mazhorancës së djathtë, nëpërmjet presioneve që po i bëjnë punonjësve të administratës shtetërore. Një fakt të tillë e ka përmendur edhe ambasadori amerikan në Tiranë, i cili i është drejtuar qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë çdo kërcënim për blerjen e votës. Kandidatët për deputetë të PS-së, për Qarkun e Gjirokastrës, Arta Dade, Vangjel Tavo, Ethem Ruka, Elvira Shapllo dhe Kristaq Kristani, vërejnë me shqetësim presionin që ushtrohet nga drejtuesit e administratës shtetërore në këtë qark. Sipas tyre, këto presione kanë për qëllim të deformojnë votën e lirë të të punësuarve në sektorin shtetëror. Kandidatët socialistë për deputetë, i bëjnë thirrje punonjësve të thjeshtë të administratës shtetërore, të mos bien pre e këtyre kërcënimeve pasi janë tentativat e fundit të një pushteti që mbahet me frymën e dhunës ndaj kundërshtarëve dhe atyre që mendojnë ndryshe. Sipas tyre, vota e punonjësve të administratës do të lexohet ashtu siç do të hidhet, pa presionin e drejtorëve që kërcënojnë me bukën e gojës për dy ditët që i kanë ngelur. Nga ana tjetër, ata paralajmërojnë se qindra denoncimet e ardhura nga punonjësit e thjeshtë, do të merren në konsideratë dhe do të shërbejnë për të vendosur para ligjit të gjithë ata drejtues institucionesh shtetërore që shkelin hapur statusin e nëpunësit civil. Kandidatët socialistë për deputetë, Arta Dade, Vangjel Tavo, Ethem Ruka, Elvira Shapllo dhe Kristaq Kristani, u bëjnë thirrje gjithë zgjedhësve të votojnë të lirë pa asnjë lloj presioni të ardhur nga personat qofshin këta drejtues apo dhe sejmenë të pushtetit të sotëm. Ndërkohë një ditë më parë, amerikanët kanë bërë publike skemën e manipulimeve, duke apeluar përkrahjen ndaj votuesve shqiptarë në rastet kur; nëse dikush kërkon tu blejë votën, nëse dikush bën presion që të votojnë në një mënyrë të caktuar, nëse dikush përpiqet ti frikësojë duke i kërcënuar me vendin e punës apo mirëqenien e familjes, nëse dikush kërkon fotografimin e fletës së votimit për të ditur se për kë kanë votuar, nëse dikush përpiqet që të ndryshojë një pasaportë apo të shpërndajë karta të falsifikuara që të votojë shumë herë, nëse policia apo zyrtar tjetër shfaq anshmëri në çfarëdolloj mënyrë, nëse dikush përpiqet që të verë dorë mbi kutitë e votimit apo të prekë procesin e numërimit.
Presioni i ushtruar ndaj punonjësve për votën e PD
Pothuajse të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore në të tri rrethet e Qarkut të Gjirokastrës, po ushtrojnë presion ndaj punonjësve për të votuar partinë në pushtet, duke shkelur në këtë mënyrë kodin e etikës dhe normat civilizuese në një shoqëri pluraliste si dhe mungesën e standardeve evropiane në një vend anëtar i NATO-s. Raste të tilla janë shfaqur fillimisht në rrethin e Tepelenës për të vazhduar më pas në Përmet dhe Gjirokastër, ku drejtuesit e institucioneve shtetërore kanë detyruar punonjësit e tyre të identifikojnë numrat e kartave të identitetit si dhe identifikimin e qendrave të votimit ku ata do të shprehin verdiktin e tyre me anë të votës. Punonjësit e KESH-it, në Tepelenë janë kërcënuar prej dy ditësh për të votuar Partinë Demokratike. Atyre u është marrë numri i kartave dhe i pasaportave si dhe nënshkrimi i tyre në një letër që garanton votën për PD në 28 qershor. Po kaq alarmante, situata shfaqet edhe në Gjirokastër ku drejtuesit e Drejtorisë së Tatimeve, Drejtorisë Rajonale të Rrugëve, Drejtorinë Rajonale të Rrugëve Rurale, Zyrës së Punës, Postës Shqiptare, Albtelekomit, Spitalit Rajonal Omer Nishani etj, për të vazhduar me presionin e hapur ndaj mësuesve nga ana e drejtuesit të arsimit rajonal në Gjirokastër. Një pjesë e administratës shtetërore, në mungesë të një klime besimi nga ana e drejtuesve partiakë, këta të fundit u kanë kërkuar punonjësve të tyre të mos shkojnë në votime duke i kërcënuar me largim nga vendet e punës. E gjithë kjo klimë është në filozofinë e pushtetit në ikje i cili ka për qëllim të deformojë votën e lirë të shqiptarëve, të diskreditojnë një vend aspirant për në BE dhe anëtar i NATO-s.
Last Updated on Friday, 26 June 2009 03:32