Rama: Ja prioritetet për 100 ditët e para të qeverisjes
Kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi dje se më 28 qershor shënohet një epoke e re.
Z. Rama, cilat do të jenë ndërhyrjet kryesore që do të bëni në 100 ditët e para nëse ju do të fitoni zgjedhjet e 28 qershorit?
100 ditët e para do të jenë të fokusuara tek plani ynë i masave për reformimin e qeverisjes për të krijuar kushtet, që makina e qeverisë të vihet në lëvizje dhe t'i nënshtrohet një remonti kapital për të ndërhyrë dhe për të bërë operacione radikale, gjëra të tilla, që do të lejojnë që institucionet tona qendrore, si dhe agjencitë shtetërore, të fillojnë të përgatitën për të përballuar të gjithë pikat e programit tonë.
Ndërkohë, ne do të hyjmë në një proces modernizimi të shtetit shqiptar, duke modernizuar së pari pushtetin ekzekutiv, për t'u dhënë mundësi njerëzve, që të shërbejnë më mirë dhe, nga ana tjetër, që shteti të fillojë të funksionojë si shteti i të gjithë shqiptarëve dhe jo si një shtet i pushtetarëve, që kthehet në një instrument të pushtetarëve, që e përdorin dhe abuzojnë me pushtetin e tyre tek mjekët, mësuesit, duke i kthyer, siç e kemi parë së fundmi, në kopje të partisë në pushtet.
T'i kthehemi pak planit ekonomik. Ju keni deklaruar se vendi ynë është prekur nga kriza ekonomike globale. Cilat do të jenë masat që ju do të merrni për të minimizuar efektet e kësaj krize?
Në do të rihapim menjëherë negociatat dhe do të nënshkruajmë programin e bashkëpunimit me FMN-në, e këtu do t'i krijojmë Shqipërisë mundësinë që ketë akses në fondin e ndihmës, që kalon përmes FMN-së për vendet që kalojnë këtë krizë, që ka prekur edhe ekonominë shqiptare.
Mjedisi është një tjetër çështje e programit tuaj, madje keni thënë se mjaft investime janë bërë në dëm të mjedisit shqiptar. Kjo nënkupton se do të ketë ndërhyrje të qeverisë suaj në këto investime?
Ne do të jemi më shumë se sa të hapur për të gjitha idetë dhe investimet e sipërmarrësve të huaj në Shqipëri, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që Shqipëria të bëhet vendi ku shkarkohen të gjitha rrangallat e Europës që konsiderohen të pamjaftueshme për standardet e mjedisit në Europë, pasi shëndeti i fëmijëve tanë nuk është më pak i rëndësishëm se sa shëndeti i fëmijëve europianë.
Ne do të ndërtojmë një standard të ri monitorimi të të gjitha këtyre investimeve në Shqipëri, për të garantuar zbatimin e kontratave ashtu siç janë në letër.
PS-ja, për muaj të tërë ka ngritur zërin për çështjen e kartave të identitetit. A mund të themi se Shqipëria po hyn në një proces të rregullt dhe me rregulla të barabarta loje?
Do të shohim ditën e zgjedhjeve se si do të zhvillohet, por para saj ne i kemi të gjitha arsyet për të thënë se këto zgjedhje nuk janë ato që meritojnë shqiptarët, pasi qeveria për herë të parë në histori pati të gjithë kohën e nevojshme, e ka pasur konsensusin për reformën elektorale një vit para zgjedhjeve.
Këto zgjedhje duhet të ishin të parat zgjedhje me standarde europiane në Shqipëri dhe i kishim të gjitha kushtet, por qeveria, e cila ka një paaftësi dhe është shprehje e një kulture demokratike të mangët, nuk arriti të hartonte një plan që do të mundësonte që çdo qytetar shqiptar të kishte mundësinë të votonte të gjithë shqiptarët dhe që ta bëjnë me dokumentet e duhura.
Ne kemi një numër aplikimi që i ka kaluar një milionët dhe nuk kishte arsye që të kemi njerëz pa pasaportë, që nuk kanë aplikuar për shkak se ende nuk u është dhënë mundësia ta bëjnë këtë gjë edhe për shkakun se qeveria e ndërtoi procesin si një proces spontan pa plan, padyshim edhe si një proces nga ku pa fillimisht përfitimin e saj për marrjen e mandatit, pavarësisht standardeve dhe jo në sigurinë e standardeve, pavarësisht mandateve
Ju jeni futur në këtë garë me bastin për të larguar Berishën, për të mbajtur larg Nanon, dhe duke minimizuar sa më shumë LSI-në. Mos janë këto shkaku që ju refuzuat takimin e iniciuar nga LSI-ja?
Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje mes së majtës dhe së djathtës, por këto janë zgjedhje mes së vjetrës dhe së resë, mes fundit të një pushteti të vjetër dhe të ri, këto zgjedhje nuk i ndajnë njerëzit sipas vijave të paracaktuara nga kreu i partisë.
Këto janë zgjedhje sipas një vije të re, që është qartazi e vendosur mes qytetarëve dhe politikës dhe politikanëve. Unë jam i bindur se ne sot kemi ofertën e duhur për shqiptarët dhe jemi të gatshëm, që, së bashku me njerëzit tanë, të nisim një rrugë të re ndryshimi.
Nëse nuk arrini dot të merrni shumicën dhe do duheshit t'i drejtoheshit LSI-së, në një situatë të tillë të acaruar që keni me LSI-në, sa të vështirë do ta keni?
Ne nuk kemi asnjë situatë të acaruar me askënd. Ne kemi një fushatë festive, pasi ajo është një mundësi, që të mbledhë njerëzit si asnjëherë tjetër, jo për të thërritur poshtë dikush, por për të ngritur njëri-tjetrin dhe për të ngritur lart Shqipërinë.
Në këto mjedise të jashtëzakonshme dhe në këtë atmosferë që krijohet në sheshet e Shqipërisë, nuk përjashtohet askush dhe nuk flitet keq për askënd, por flitet për të ardhmen, flitet për momentin historik, siç janë zgjedhjet.
Shqiptarët, më 28 qershor do të bëjnë histori si në 1992-shin, duke mbyllur një epokë dhe duke hapur një epokë të re. Kjo nuk është beteja e radhës mes një partie dhe një partie tjetër, dhe jo beteja e një njeriu që do të bëhet Kryeministër me një njeri, që do të mbetet Kryeministër.
Është kjo arsyeja pse PS-ja po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje dhe pritet gjithnjë e me më shumë entuziazëm në të gjitha qytetet, sepse shqiptarët do të votojnë për ndryshimin.
Marrë nga "VOA"
Për zgjedhjet
Këto zgjedhje duhet të ishin të parat zgjedhje me standarde europiane në Shqipëri dhe i kishim të gjitha kushtet, por qeveria, e cila ka një paaftësi dhe është shprehje e një kulture demokratike të mangët, nuk arriti të hartonte një plan që do të mundësonte që, të gjithë shqiptarët të kishin mundësi të votonin dhe ta bënin këtë me dokumentet e duhura.
Ne kemi një numër aplikimi që i ka kaluar një milionët dhe nuk kishte arsye, që të kemi njerëz pa pasaportë që nuk e kanë aplikuar, për shkak se ende nuk u është dhënë mundësia ta bëjnë këtë gjë edhe për shkakun se qeveria e ndërtoi procesin si një proces spontan pa plan, padyshim edhe si një proces nga ku pa fillimisht përfitimin e saj për marrjen e mandatit, pavarësisht standardeve dhe jo në sigurinë e standardeve, pavarësisht mandateve
Për LSI-në
Ne nuk kemi asnjë situatë të acaruar me askënd. Ne kemi një fushatë festive, pasi ajo është një mundësi, që të mbledhë njerëzit si asnjëherë tjetër, jo për të thërritur poshtë dikush, por për të ngritur njëri-tjetrin dhe për të ngritur lart Shqipërinë.
Në këto mjedise të jashtëzakonshme dhe në këtë atmosferë që krijohet në sheshet e Shqipërisë, nuk përjashtohet askush dhe nuk flitet keq për askënd, por flitet për të ardhmen, flitet për momentin historik, siç janë zgjedhjet
Rama: Më 28 qershor fillon epokë e re
FIER- Qyteti i Fierit i ka rezervuar dje Edi Ramës një pritje nga më të mëdhatë në këtë qytet. Mbërritja e liderit të PS-së, Edi Rama, ka elektrizuar të gjithë pjesëmarrësit, ndërkohë që lideri i opozitës, ka premtuar fillimin e një epoke të re më 28 qershor.
"Kjo është beteja e fëmijëve që nuk kanë libra, beteja e mësuesve që nuk kanë mbështetje, e të moshuarve që nuk kanë ilaçe, e mjekëve që nuk kanë mjete, e bujqve që nuk kanë fuqi, beteja e fshatarëve që nuk kanë ujë, beteja e qytetarëve që nuk kanë përfillje. Kjo është beteja e nëpunësve që nuk kanë mbrojtje, e vajzave dhe grave që nuk kanë të drejta, e Shqipërisë së kërcënuar nga analfabetizmi",- tha Rama.
Kryetari i opozitës premtoi se PS-ja do ta fitojë këtë betejë. "Ne do ta fitojmë këtë betejë, që loja e 18 vjetëve të mbarojë, që balta e politikës së vjetër e 18 vjetëve të shterojë",- tha ai.
Kryetari i opozitës u angazhua se me fitoren e 28 qershorit do të hapet një epokë e re, ku çdo shqiptar në qytet dhe fshat do të shkojë ku të dojë dhe si të dojë në Europën e Bashkuar. "Edhe katër ditë mbeten për t'i dhënë Fierit të gjithë fuqinë që i duhet për t'u zhvilluar me shpejtësinë e ëndrrave tuaja dhe shpresave tuaja",- tha ai.