E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa për heqjen e Sigurimeve Shëndetësore- një Dështim i Progamit 1001 (?!) faqesh të PS

*Nga Pirro PRIFTI
Gjithkush e sheh me mosbesim tashmë Programin 1001 e faqesh të PS dhe menjëherë të shkon mendja tek libri 1001 netët plot përralla të bukura persiano-arabe (të përkthyera nga i persekutuari Mustafa Grublleshi), që kënaqin njerëzit por që për fat të keq nuk janë realitet. Them i ngjajnë, sepse sikur të ishin ndërtuar në formë përrallash ato Programe të paktën do të zbavitnin adoleshentët, pensionistët, veteranët, invalidët dhe jo ti linin ata pa sigurime shëndetësore, Sigurime mbi të cilat janë bazuar në të gjithë botën shërbimi Shëndetësor. Në fakt Programi për Shëndetësinë i PS mesa duket paska qenë jo vetëm një flluskë sapuni e përgatitur nga jo-profesionistë por më e rëndësishmja është se të paktën elektorati i majtë ka dhe një herë mundësinë të mos e votojë Numrin 33 të PS sepse kjo Parti jo vetëm ska se çfarë tu premtoje atyre dhe popullit shqiptar, por me siguri do të ketë broçkulla edhe në programet e tjera ekonomiko-sociale me të cilat pretendon të fitojë zgjedhjet.Për këtë arsye është më mirë që kjo Parti të humbë zgjedhjet sesa ti fitojë e të mos realizojë asgjë, gjë që të cilën e ka bërë në shëndetësi edhe më përpara.
Mesa duket lidershipi i PS dhe i Koalicionit të Majtë jetoka me përralla, flet përralla, anatemon kundërshtarët për përralla të së kaluarës dhe nuk ka çtë japë më. E vetmja gjë e rëndësishme është që këta tregues përrallash të së kaluarës është të largohen sa më parë nga e majta e të mos ua shohim më bojën dhe ta lënë PS dhe elektoratin e majtë të reformohet vetë me njerëz të pa-implikuar me të kaluarën dhe më ta. Elektorati i Majte e ka të qartë tashmë se si e majta mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme; megjithatë, dy mekanizmat më të rëndësishme për të fituar këto zgjedhje  do të ishin: bashkimi (pas një reformimi të së majtës), dhe një  program cilësor përparimit të Shqipërisë, një program cilësor për të gjitha  zërat dhe për të gjitha problemet që ka sot Shqipëria me idenë e vetme që të arrihen sa më shpejt standardet që kërkon futja në BE. Nëse këto objektiva  të rëndësishëm do të realizoheshin, atëherë mund të fitoheshin zgjedhjet nga e majta e bashkuar. Problemi kryesor që ka sot e majta janë disa dhe jo vetëm largimi i ish-Ministrave të PPSH dhe servilëve të tyre nga lidershipi. Problem i parë kryesor është-gënjeshtra që hëngri elektorati i majtë me programin tip ufo me 1000 faqe, program i cili pësoi  fiaskon e parë publike në rastin e deklaratave bajate dhe pa asnjë profesionalizëm të Kryetarit Edi Rama dhe të disa pseudo-këshilltarëve për shëndetësinë të cilët me injorancën e tyre për shëndetësinë e orientuan gabim Kryetarin aspak në opozite të PS dhe të Koalicionit të Majtë,  kur ai u shpreh vetë dhe nëpërmjet zëdhënësve  të tij afërsisht kështu: ... Shqipëria nuk ka nevojë për Sigurime Shëndetësore të tilla.. ato nuk duhet të jenë më.. ne do të punojmë pa një institucion të tillë.. . Elektorati i Majtë që ka mënd duhet të ketë mbetur pa fjalë.. nga papërgjegjshmëria e deklaratave të tilla.
Vetëm me këtë gafë, PS i humb zgjedhjet; dhe nëpërmjet kësaj deklarate të papërgjegjshme mund të shohësh se me çfarë ekipi kërkon PS të drejtojë, se me çfarë ekipesh prej amatorësh dhe aspak profesionistë PS kërkon të mashtrojë elektoratin e majtë që tu marrë votën... Prania e individëve karrieristë, militant e servilë, e që s`kanë aspak të bëjnë me fushat përkatëse si Shëndetësia (bëhet fjalë për I. Beqen), që flasin për politika të caktuara e të shkruara prej 1000 faqesh, sigurisht të bënë të mendosh që dhe në sektorët e tjerë të rëndësishëm të ekonomisë dhe të shoqërisë PS dhe Koalicioni i saj e ka përpunuar Programin e saj me nxitim dhe me amatorë, me jo-profesionistë, të cilët për t`i pëlqyer Pronarëve të tyre socialist e social-demokratë kanë shkruar lloj-lloj broçkullash me të cilat mendohet të merret pushteti. Mendoni miq të dashur simpatizantë dhe anëtare të ADS por dhe ju që e lexoni këtë gazetë serioze, sesa të drejtë ka patur Kryetari ynë Gaqo Apostoli kur komentonte lëvizjet aspak drejta të Koalicionit të Majtë të cilët në vend që të bashkoheshin e ti përgjigjeshin thirrjes sonë për tu bashkuar nën siglën e njohur të para 2 muajve të bashkuar drejt fitores, izoluan veten nga elektorati i majtë dhe me sjellje të njohura prej arrogantësh dhe mosmirënjohësish vazhduan punën e tyre e cila po i çon drejt një humbjeje të sigurtë më 28 qershor. Kjo është pikërisht arsyeja që ADS nuk u bashkua me Koalicionin e Majtë të drejtuar nga individë të PPSH të cilat nuk kanë në mëndja asgjë tjetër përveçse të mbajnë pushtetin partiak në duart e tyre që tashmë po u dridhen nga mendimi se mund të humbin përsëri zgjedhjet, dhe se në këtë rast nuk ka më Fatos Nano që të japë dorëheqjen... Tani e kanë radhën ata të japin dorëheqjen, dhe nëpërmjet kësaj dorëheqje qoftë me dëshirë, qoftë me dëshirën e  elektoratit  të vuajtur të majtë do t`i japë mundësi të majtës shqiptare të marrë frymë thellë njëherë e mirë pas 19 vitesh sundim nga këta nomeklaturistë të kuq që manipuluan elektoratin pa u hyrë gjemb në këmbë. Rëndësi ka që Programet dhe njerëzit e mirë e profesionistë nga cilido krah që të jenë, duhet të japin kontributin e tyre për të çuar Shqipërinë përpara drejt BE.
Ne nuk na vjen aspak keq që jemi në një koalicion si ai i kryesuar nga PD, i cili krahas gabimeve, ka punuar dhe e lëvizur përpara Shqipërinë qoftë dhe me mundim, por e rëndësishme është se përpara Shqipërisë është BE,  shqiptarët do të lëvizin pa viza, shqiptarët kanë një program punësimi qoftë për brenda vendit qoftë për jashtë vendit.
Ne nuk na ngel hatri, biles i shohim me keqardhje që fanatikë të së majtës e kanë për borxh të djegin Shqipërinë vetëm e vetëm që të mos fitoje PD dhe Koalicioni i djathtë.
Megjithatë unë do t`ju bëj një pyetje këtyre zemër-gurëve: Nëse PS dhe Koalicioni i Majtë nuk ka Programe cilësore dhe më të mira sesa ato të PD dhe koalicionit që ajo përfaqëson, përse të mos e fitojë përsëri e djathta e qendrës që ka bërë diçka për këtë vend? Përse duhet të rrimë e të presim sa ti ngrihet Edi Ramës, S. Gjinushit, apo G. Ruçit që të bashkojnë të majtën me zor e të ftojnë njerëz për të qenë në parti -e jo rryka e pyka- për të bërë programet? Jo ne nuk kemi nevojë të presim këta fosile të së kaluarës. Më mirë të ecë Shqipëria përpara, më mirë të zbatojmë programin real të një koalicioni që po punon, më mirë të bëjmë oponencën brenda këtij koalicioni sesa të rrimë me disa mëndje-shkulur që drejtojnë të majtën e që kanë frike se mos ua rrëmbejnë pushtetin partiak;  është më mirë që të preokupohemi për të ardhmen e Shqipërisë që po ndryshon se sa për të ardhmen e disa fosileve të së majtës të cilët nuk kanë turp e i kërkojnë ende elektoratit të majtë votën për të 6 herë vetëm e vetëm që të qëndrojnë në krye. Ky ngulmim i tyre sot, pas një analiza të kujdesshme jo vetëm nga unë si analist por dhe nga intelektualë  të ndershëm dhe njerëz me mënd në kokë të elektoratit të majtë  (si dhe në përgjithësi  edhe populli) mund të tregojë disa shkaqe se përse këta njerëz pengojnë të majtën të reformohet e të marrë frymë lirisht duke mos e kujtuar më të kaluarën e hidhur, të kaluar që na kujtojnë sa herë që shohim fytyrat e tyre hipokrite në media që bëjnë sikur janë të preokupuar për vendin e në fakt s`janë aspak se: ose këta njerëz janë futur nga ish Byroja politike dhe nga Ramiz Alia për vazhduar luftën politikë më mjete të tjera, ose këta njerëz së bashku me servilët e tyre duan të ruajnë pasuritë e fituara në vite,
ose këta njerëz nuk kanë fare skrupuj, ose këta njerëz nëpërmjet frazës latinë qëllimi justifikon mjetin, dezinformojnë publikun sillen si hipokritë ndaj elektoratit të majtë, që mund të kenë qenë të mirë dikur por pushteti dhe paraja i kanë prishur dhe rrjedhimisht sot këta individë janë bërë pengesë për ecjen përpara. Në përfundim mund të them që ADS si parti e re sheh me shqetësim praninë e politikave dhe orientimeve të direktuara nga këta individë, dhe duke parë se programet e tyre, fjalët e tyre janë hipokrizi e gjallë, duke parë se sloganet e tyre s`kanë asgjë të përbashkët me integrimin e Shqipërisë në BE, me punësimin

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›