Zyra e ankesave në Bashkinë e Tiranës shërben vetëm për ofendime dhe arrogancë

Shtatë sportelet ku qytetarët duhet të ankohen, nuk japin asnjëherë përgjigje për ankesat e dërguara
Situata acaruese dhe e turpshme në sportelet e zyrës së ankesave në Bashkinë e Tiranës është kthyer në një gangrenë për kryeqytetasit. Problemet, ankesat dhe hallet e qytetarëve të Tiranës lidhur me Bashkinë duket sikur nuk kanë fund. Qindra qytetarë i drejtohen zyrës së ankesave për çdo ditë për të paraqitur ankesat e tyre në pritje të një përgjigje të mundshme. Aty nis një tjetër problem për ta i cili është bërë edhe më shqetësues. Çdo qytetar që i drejtohet kësaj zyre për të depozituar një ankesë del që andej me më shumë ankesa. Kjo situatë krijohet për shkak të sjelljes mizerabël të punonjëseve të kësaj zyre. Arrogancë, mosmirënjohje, mosrespekt ndaj qytetarëve dhe rregullave të punës, vonesa dhe mungesa në orarin e punës, sharjet dhe ofendimet ndaj qytetarëve janë një panoramë e përditshme në këtë zyrë. Halleve të kryeqytetasve i shtohen edhe më shumë vuajtjet kur ju duhet të merren me këto punonjëse të cilat vetëm i bërtasin dhe i ofendojnë pa pasur respekt as për moshën, as për vendin e punës dhe as për njeriun që kanë përballë.
7 sportelet e Bashkisë, shërbejnë vetëm për ofendime
Meqenëse krerët e Bashkisë së Tiranës nuk denjonin që të takonin qytetarët dhe të dëgjonin hallet, problemet dhe ankesat e tyre ato krijuan një zyrë ankesash në mënyrë që të mos kishin kontakt me ta. As edhe një qytetar nuk guxon që të kalojë pragun e Bashkisë për të takuar një punonjës të asaj administrate pasi roja nuk i lë as të futen. Menjëherë ai me një mospërfillje i drejton nga pas Bashkisë, aty ku ndodhet zyra për ankesat e qytetarëve. Në fakt këto qytetarë atje nuk kanë arritur të zgjidhin as problemin më të vogël veçse janë sorollatur derë më derë e zyrë më zyrë aq sa nuk guxojnë të futen më në atë zyrë ankesash. Sapo futesh në atë zyrë përballesh me policët bashkiak që të shohin sikur ti të ishe kriminel apo i dyshuar duke të të krijuar një ndjenjë frike të llahtarshme. Më pas ti shikon atje me dhjetëra njerëz që presin në radhë dhe të zë paniku i pritjes së gjatë. Ndërkohë që ti pret një biletë për numrin e radhës që të takon si numrin e sportelit ku do paraqitesh ulesh për të pritur se kur do të thirret emri. Pas më shumë se një ore dëgjon emrin tënd dhe i drejtohesh sportelit që të kanë përcaktuar në atë biletë që preve. Ti i drejtohesh sportelit dhe aty nuk gjen punonjësen dhe në mënyrë të sjellshme pyet kolegen në sportelin ngjitur se ku ndodhet, ajo të përgjigjet në mënyrë harbute: Prit se nuk u lodhe. Do vijë se nuk ka ku të shkojë. Ik ulu në karrige se ulur po qëndron.. Ti ulesh dhe pret edhe për disa minuta të tjera dhe më në fund shfaqet sportelistja në vendin e punës e relaksuar pasi ka pirë një kafe për qejfin e saj edhe pse është në orarin e punës. Dhe sikur qytetari tja kishte për detyrë ajo i përgjigjet: Hë prapë erdhe ti? Të thashë të vije pas disa ditësh se për ty ende nuk ka ardhur një përgjigje. Hajde ik tani dhe mos u duk më këtu për ca kohë se na ngele këtu. E çfarë i mbetet të bëjnë këta qytetarë të mjerë që në kokë i ka rënë një hall që nuk di se si ta zgjidhë. Një nga qytetaret e quajtura Besnike Loshja, që gjetëm në radhë atje na pohoi se: Këtu nuk janë sportele për të zgjidhur hallet por për ti shtuar ato. Nuk kemi rrugë tjetër dhe vijmë këtu për çdo ditë. Unë kam dy vjet që vij zakonisht këtu dhe ende nuk kam marrë as edhe në përgjigje. Kam paraqitur një kërkesë për strehim para dy vitesh dhe ende nuk kam marrë as edhe një përgjigje. E vetmja gjë që kam bërë deri tani në këtë zyrë është përballja me mosrespektim dhe arrogancën e këtyre punonjëseve që nuk kanë as pikën e kulturës dhe të përgjegjësisë. Nuk duan tia dinë që unë jam mamaja e tyre me moshë por më trajtojnë pa respekt dhe arrijnë deri në ofendime. Me sa duket këto punonjëse kanë harruar se janë aty vetëm falë taksave të këtyre qytetarëve në mënyrë që atyre tju ofrojnë shërbimin e duhur. Në fakt sa më shumë kohë që kalon aq më shumë bindesh se taksat e qytetarëve shërbejnë për të paguar ofendimet dhe fyerjet e administratës së Bashkisë së Tiranës.
Askush nuk ti zgjidh problemet me Bashkinë
Me dhjetëra qytetarë qëndrojnë në pritje për orë të tëra para derës së Bashkisë së Tiranës për arsyen e vetme që të takojnë një nga këto punonjës. Hallet e tyre duket sikur nuk kanë të sosur lidhur me këtë institucion. Pas pritjeve të gjata ata nuk arrijnë të takojnë asnjërin prej punonjësve të këtij institucioni pasi ata nuk denjojnë ti takojnë në zyrat e tyre këto qytetarë. Madje ata nuk guxojnë të shkojnë as në zyrën e ankesave për qytetarët sepse ajo është thjeshtë një zyrë formale që vetëm pranon ankesa pa fund dhe as një përgjigje nuk arrin të japë. Shumë nga këto qytetarë janë detyruar që ti drejtohen edhe dyerve të gjykatës si dhe të përmbarimit por sërish nuk kanë arritur të zgjidhin gjë pasi Bashkia nuk do tja dijë për ligjin dhe urdhëresat e vendimeve të prera gjyqësore. Një nga qytetarët që arritëm të gjenim aty, i quajtur Agim Kllojka na pohoi se: Këtu nuk arrin të hysh pasi policët dhe rojet të largojnë menjëherë. Punonjësit e administratës as nuk të flasin fare e jo më të të takojnë. Zyra e ankesave nuk më ka zgjidhur gjë megjithëse ka 6 muaj që paraqes aty ankesa të vazhdueshme. Më kanë prishur dyqanin kur ndërtuan një rrugë dhe nuk më dhanë as edhe një dëmshpërblim. Nuk di se çfarë të bëj më pasi këtu nuk ta pyet njeri hallin. Na rroftë neve që kemi një Bashki pasi ajo nuk na shërben për të mirë por vetëm për të keq. Janë me qindra ata njerëz që i drejtohen zyrës së ankesave ditë pas dite dhe janë të pakta ata raste që kanë arritur të marrin një përgjigje qoftë edhe negative se pozitive zor se ndodh. Kur u ndërtua zyra për ankesat e qytetarëve u premtua një devotshmëri maksimale në këtë punë. Madje kjo qe një nga arsyet kryesore që aty u hapën njëherësh 7 sportele për ti shërbyer sa më mirë dhe sa më shpejt qytetarëve. Në fakt më pas rezultoi krejt e kundërta pasi kjo zyrë shërben vetëm për ti larguar duar thatë qytetarët që presin përgjigje për ankesat dhe problemet e tyre.
Last Updated on Friday, 26 June 2009 02:36