Thaçi: Zgjidhja e vetme për veriun, implementimi i planit Ahtisaari

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një deklaratë për shtyp tha se propozimi i përfolur që Veriut të Kosovës t`i jepet status special është i papranueshëm për Prishtinën zyrtare. Gjithashtu, Thaçi deklaroi se për Veriun e Kosovës, zgjidhja e vetme është implementimi i Planit të Ahtisaarit.
“Nuk do të ketë as autonomi as status special, por afirmim dhe respektim të të drejtave të qytetarëve të Veriut të Kosovës, të cilët do të zgjedhin vetë liderët e tyre, me të cilët pastaj do të bisedojmë ne në Prishtinë”, ka thënë Thaçi.
Më tej ai përsëriti se propozimi i shefit të diplomacisë suedeze, Carl Bildt, që të bisedohet për status special për Veriun, është ide e tejkaluar dhe e papranueshme për Kosovën.