Kosovë, dialogu për vizat, jo këtë vit

Zyrtarët e Komisionit Evropian kanëdeklaruar se nuk do të ketë dialog për vizat me Kosovën gjatë këtij viti.
Mikele Cherkone zëdhënës i Cecilia Malmstrom, Komisioneres për çështje të brendshme, e cila merret me vizat tha se kabineti aktualisht vetëm po merret me vlerësimin e përgjigjeve që kanë marrë nga autoritetet kosovare. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga komisionerja Malmstrom pak kohë më parë.
“Komisionerja ka bërë të qartë se gjatë kësaj faze nuk do të mund të përcaktojë një datë apo afat të qartë. Ajo gjithashtu thekson se, fillimi i vitit të ardhshëm mund të jetë rast kur mund të ndërmerren hapa për nisjen e dialogut për viza”, ka thënë Cherkone.
Micele Cherkone shtoi se procesi i vlerësimit të përgjigjeve të arritura nga Prishtina do të marrë relativisht një kohë të gjatë dhe pritet të mbarojë si proces vitin e ardhshëm. Zëdhënësi i Cecilia Malmstrom pohon se Kabineti i komisioneres për çështje të brendshme është e vendosur për mbajtjen e dialogut por tërheq vëmendjen se një fakt i tillë do të ndodhë vetëm kur të plotësohen të gjitha kushtet.