Nevil Dede, edhe për një sezon te Tirana
Nevil Dede ka firmosur edhe për një sezon me skuadrën e Tiranës. Ndoënse lajmi nuk është konfirmuar nga drejtuesit e klubit bardheblu, burime të sigurta pranë futbollistit kanë konfirmuar arritjen e akordit mes tij dhe presidentit të Tiranës, Refik Halili. Nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi kontratën e mbrojtësit i cili do të mund të jetë në dispozicion të Ilija Lonçareviç javën tjetër. 34-vjeçari mund të përfundojë karrierën pikërisht tek kjo skuadër ku e pati nisur që në sezonin 1994-1995. Së fundmi Dede kishte luajtur për skuadrën e Elbasanit por një dëmtim në gju e pati lënë atë në infermieri për pothuajse gjithë fazën e tretë të sezonit të kaluar. I rehabilituar plotësisht nga dëmtimi Dede pritet të forcojë edhe më shumë repartin difensiv të skuadrës bardheblu.