Po Çim Hysa, bie fjala, a duhet ta besojë ende Edi Ramën...?!

Në vend të një refleksioni, pas vizitës së Wofgang Grossruck te selia e PS-së
Edi Rama, i cili në zgjedhjen e tij si kryetar i bashkësie së Tiranës ka pasur si të vetmin standard, manipulimin dhe grabitjen e votave nëpërmjet certifikatave false, të vetmen herë që nuk pati mundësi të riaktivizonte të njëjtin standard në 28 qershor 2009, i humbi zgjedhjet. Dhe pas kësaj humbje, ai Edi Rama që tashmë është një askush, nxiton të nxijë këtë proces zgjedhor, kur dhe ku të mundet. Për herë të fundit e bëri dje, pas takimit me Wofgang Grossruck, Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, njëherazi edhe kryetar i delegacionit monitorues të kësaj asambleje. “Për ne rezultati i zgjedhjeve të 28 qershorit është i papranueshëm dhe i gjithë aksioni ynë politik do të jetë i fokusuar në betejën për të mos lejuar që deformimi i rëndë i 28 qershorit”, deklaroi dje Edi Rama në përfundim të takimit me Grossruck. E pra, ai Edi Rama, i cili pretendon se ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PS-ës, për shkak të humbjes së zgjedhjeve, nga njëra anë harron që tashëm është vetëm një ish-kryetar për shkak se ka humbur zgjedhjet dhe nga ana tjetër deklaron, se nuk i njeh zgjedhjet. Pra, ai njeh dorëheqjen e tij për shkak të humbjes së zgjedhjeve, por nuk njeh humbjen e zgjedhjeve. Paradoksale.... Po të ishte kështu, ai s’kishte nevojë të shpërndante lartë e poshtë, lajmin se Statuti i Partisë, nuk e njeh si kryetar dhe për deri sa nuk i ka humbur zgjedhjet, i bie që të jetë ende kryetar i PS-ës dhe nuk ka pse tenton manipulimet e anëtarësisë së PS-ës, për një rikandidim të (pa)mundshëm për në krye të PS-ës. Jo vetëm kaq, por, brenda këtij konteksti plot cinizëm, ai Edi Rama, duhet të kishte filluar tani të negocionte për të krijuar qeverinë, sepse po nuk i ka humbur zgjedhjet i ka fituar dhe barazimi këtu nuk është ndonjë rezultat i pranueshëm, sepse si në çdo finale, edhe në “finalen” e 28 qershorit 2009, nuk ka vend për marrjen e tij në konsideratë. Por, më shumë se çdo gjë Edi Ramën, duket se e kishte zemëruar dje deklarata e Grossruck, i cili i klasifikonte “zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit si më të mirat të realizuara në Shqipëri”. Këtu, sërish Edi Rama, i cili pasi kishte harxhuar disa minuta në takimin me Wofgang Grossruck, Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, u kujtua se deklarata e tij për progresin e zgjedhjeve ishte personale. Pra, e analizuar paksa më thjesht, Edi Rama, deri para interesimit të gazetarëve për vlerësimin e zgjedhjeve nga Grossruck, kishte llomotitur se i kishte bërë të ditur pikëpamjet e tij, sigurisht edhe mes ankesave për procesin zgjedhor, Zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, bashkë edhe me “vendosmërinë” e mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Por, kur erdhi puna që për zgjedhjet duhet të fliste edhe Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, atëherë ai për Edi Ramën ishte vetëm Wofgang Grossruck. Këtu ndoshta ka vend për pyetjen, “Po mirë vetë ky Edi Rama, foli institucionalisht apo personalisht dje pas takimit me Wofgang Grossruck, Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së?”. Të mendosh se foli zyrtarisht, është e pabesueshme, sepse zyrtarisht apo edhe formalisht ai nuk është kryetar i PS-ës. Jo vetëm kaq, por për deri sa ai nuk njeh zgjedhjet e 28 qershorit 2009, nuk ka si të njoh edhe produktet e tyre, Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati, të cilët nga njoftimi zyrtar i PS-ës, mësohet se janë deputetë. Shkurt, i bie që Edi Rama, të ketë folur dje personalisht, për një fakt sa të thjesht, aq edhe banal, sepse askush në PS nuk shprehet për mosnjohje apo moshumbje zgjedhjesh veç atij. Po të risillen në vëmendje deklarata e Ben Blushit, p. sh.:, atëherë nuk ka asnjë dyshim se PS-ja i ka humbur zgjedhjet. Në fakt, në fakt, Edi Rama, po ta marrësh hollë-hollë, nuk i ka humbur zgjedhjet. “Pse?”, do të pyes ndokush. Nuk i ka humbur sepse ai nuk u fut në zgjedhje. Është njëlloj si të dalë para kamerave edhe Ndriçim Hysa, dhe të ankohet se i kanë vjedhur votat. E çfarë zgjedhjesh apo votash, i vordhën Edi Ramës, apo Çim Hysës, kur ata nuk morën pjesë në garë, sigurisht për arsye të ndryshme, të pleksura mes objektivitetit dhe subjektivitetit. Po duket, në këtë drejtim Çim Hysa është më i orientuar, për deri sa nuk del të ankohet se i kanë vjedhur votat, apo se nuk ka humbur zgjedhjet, për deri sa ka zgjedhur të mos kthehet më në Belsh, por, bie fjala të bëjë vajte-ardhje, dhjetëra herë në ditë, para dy kullave, duke kthyer kokën sa majats-djathtas me shpresën se mos e përshëndet njeri. Do ishte vërtetë mjerane, në qoftë se ai e beson deklaratën e Edi Ramës për moshumbje zgjedhjesh, sipas “standardit” të tij, sepse i bie që Rama të njoh parlamentin e para 28 qershorit, për pasojë edhe ai Çim Hysa, ka të drejtën legjitime që të vetëquhet ende deputet. Për aq sa Edi Rama nuk njeh, bie fjala parlamentin e deputetëve Damian Gjiknuri e Ditmir Bushati, pa përfaqësim parlamentar nuk mund ta lërë PS-ën dhe për pasojë duhet të njoh ende parlamentin e “kohës” së Çim Hysës... ... O Çimi, Edi Rama gënjen Mos e beso çfarë thotë pas takimit me Grossruck. PS-ja i ka humbur zgjedhjet, prandaj ti, mjaft gjallove me shpresa, por ktheu në Belsh. Aha...?! Mos po pret zgjedhjet e parakohshme...?! Po para zgjedhjeve të përgjithshme të përkohshme, PS-ja ka disa zgjedhje të parakohshme brenda vetes, që ai Edi Rama, çnuk po bën ti manipulojë, sa duke caktuar nëpunësit e bashkisë në komisionin zgjedhor të partisë, sa duke blerë votat e anëtarësisë, apo sa duke kërcënuar ashtu siç di ai...
...