E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Julian Ahmataj firmos për bardheblutë

 

Julian Ahmataj është përforcimi më i ri i skuadrës së Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në një prononcim për gazetën “Panorama”. Mesfushori ka gjetur akordin me presidentin Refik Halili duke firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër. “Po kam firmosur për Tiranën. Ishte dëshira ime por edhe marrëveshja e arritur me drejtuesit e klubit që unë të luaja për këtë skuadër elitare të futbollit tonë. Nuk mund të jem veçse i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, ka pohuar Ahmataj. Mesfushori ka luajtur për Elbasanin sezonin  kaluar por me rënien e kësaj skuadre nga kategoria ai provoi të largohej nga Shqipëria për në Austri te SC Weis. Por mos-arritja e akordit me austriakët ka bërë që Ahmataj të rikthehej në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›