E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet raundi i ri ne dileme


Delegacioni i Kosovës në bisedimet me Serbinë, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, është nisur sot drejt Brukselit për raundin e ri të dialogut.

Megjithatë, burime pranë delegacionit kanë deklaruar se ende nuk është e sigurtë nëse bisedimet që do të zgjasin dy ditë do të zhvillohen ashtu sic ishte parashikuar.

Sipas burimeve, të cilave iu referohet RTK, pala serbe, në vecanti kryenegociatori Borko Stefanovic, ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Burimet shtojnë më tej se në këtë raund bisedimesh është planifikuar të diskutohet për bashkëpunimin rajonal.

Ai është parashikuar DoganatKuci: Zhbllokim rrugëve në veriGjendja në veri, e brishtë Thaci: Përgjegjësit e dhunës, para drejtësisë të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator, sikurse herët e tjera në Bruksel.

Negociatorja kosovare, Edita Tahiri deklaroi të premten se mes temave që do të trajtohen këtë herë do të jenë edhe telekomunikacioni e energjia.

Megjithatë, Tahiri theksoi se do të preket edhe vonesa e zbatimit të pesë marrëveshjeve të arritura në raundet e mëparshme.

“Ne si qeveri do të shtrojmë cështjen e moszbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë dhe atë të vulave doganore”, deklaroi Tahiri.

Ajo shtoi se, bisedimet do vazhdojnë deri në momentin kur Bashkimi Evropian të shterojë të gjitha mjetet diplomatike për të bërë presion ndaj Beogradit për zbatimin e pakteve.

Raundi i fundit mes palëve ka qenë ai i dy shtatorit në Bruksel, ku u arritën dy marrëveshje, ajo për vulat dhe doganat, si dhe ajo për regjistrin kadastral.

Marrëveshjet në fjalë u cilësuan si shumë të rëndësishme nga Prishtina zyrtare. Vetë zonja Tahiri deklaroi se me këto pakte shteti serb ka pranuar pavarësinë e Kosovës në fushën e doganave.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kamionët e Kosovës hyjnë në Serbi
Doganat e Kosovës njoftojnë se më në fund në Serbi kanë hyre kamionët e parë me dokumentacionin e Kosovës. Mitrovicë, grindje mes serbëve, dy të plagosur
Dy persona u plagosen rëndë gjatë një rrahje masive në mes të grupeve rivale serbe, mbrëmjen e të premtes, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Ashton-Thacit: E ardhmja në BE, e sigurtë
Në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë në OKB, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci takoi shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton. Superliga e Kosovës në ritenderim
Ndeshja Vëllaznimi –Prishtina, direkt në Supersport Kosova. Me këtë transmetim filloi gjithçka. Deri në atë ditë futbolli i Kosovës ishte i harruar nga të gjitha mediat kosovare. Kosovë, vrasje në qendër të Prishtinës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e së premtes. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri.

Lajmet kryesore

“Integrimi në BE, hapa mbrapa”
Ambasadori danez: Politikanet nuk punojnë, dera është e mbyllur
Berisha injoron paketën e PS-së
Vret të fejuarën shtatzënë dhe më pas veten
Administrata niset me pushime
Vjedhja në QSUT, burg pa afat dy personave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›