Administrata nuk merr rritjen e pagës
Adminstrata shqiptare duhet të presë muajin tjetër për të thyer rekordin e "rritjes së pagave në kohë krize".
Mjekët, infermierët, mësuesit apo dhe të gjithë ata të punësuar që firmosin borderonë në zyrat e shtetit, nuk e kanë përfituar rritjen e pagës të premtuar nga 1 korriku. Pra, paga e tyre, e tërhequr gjatë këtyre ditëve të para të gushtit nga bankomatët e bankave, ka qenë e njëjtë me atë të qershorit. Arsyeja e mosarritjes së pagave është moszbardhja e vendimit të Qeverisë, që me 9 korrik. Edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë, kryeredaktorja e Fletores Zyrtare, konfirmoi për gazetën se deri dje nuk kanë ardhur akoma nga Kryeministria vendimet për rritjen e pagave. Kjo ka bërë që edhe në Fletoret Zyrtare të mos botohen shtesat e miratuara nga Qeveria dhe si rrjedhojë, të mos aplikohet shtesa e pagave për të gjithë buxhetorët. I pyetur nga gazeta, zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda, thekosi se rritja e pagave vërtet hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, por ajo i ka efektet që nga data 1 korrik. Sipas Haldedës, të gjithë ata punonjës që nuk e kanë marrë shtesën për korrikun, do ta marrin atë bashkë me pagën e re në shtator. Vendimi i Qeverisë saktëson se hyn në fuqi nga 1 korriku dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Por duket se arsyeja e moszbardhjes së vendimeve është premtimi surprizë i Kryeministrit Berisha në mbledhjen e Qeverisë me datë 9 korrik, ku theksoi se nuk do të ketë rritje page për drejtuesit e lartë të shtetit. Ministria e Financave kishte parashikuar në vendimit e dërguara në mbledhje Qeverie, rritje prej 2.5 për qind për pagat e larta. Bëhet fjalë për pagat e Presidentit, Kryeministrit, deputetëve, ministrave, apo drejtuesve të tjerë të lartë të shtetit. Mosndryshimi i pagës së Presidentit prek indirekt të gjitha pagat e tjera, pasi llogaritja e tyre bëhet mbi pagën e Topit. Deklarata e Berishës për mosarritjen e pagave të larta, i bëri nulk të gjithë llogaritjet e financave për rritjen e pagave të tjera që lidhen me të. Që nga data 10 korrik e deri më sot, të gjitha tabelat e miratuara në parim nga Qeveria për rritjen e pagave, janë akoma në zyrat e DAP-it, duke u rillogaritur. Kjo të paktën ishte përgjigja e Financave. Sipas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave, kosto për 6 muajt e këtij viti është rreth 2.366 miliardë lekë. Vetëm për muajin korrik kosto e rritjes së pagave është 394.3 milionë lekë ose rreth 3.9 milionë USD. Shifër kjo, që bën të besosh se mosrritja e pagave ka ardhur vërtet nga ndryshimi i tabelave në vendime dhe jo nga mungesa e parave në buxhet të shtetit.