Berisha: Janë rritur eksportet dhe turizmi
Fasonët u rritën 29 %, eksportet 65 % dhe turizmi 27 %"
Deklaratat e ardhura nga opozita në lidhje me shirat ekonomike, Kryeministri i cilësoi si lot krokodili dhe hipokrizi në mbledhjen e Qeverisë. Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se ndryshe nga sa pretendon Partia Socialiste, vetëm në 7 muajt e parë të vitit, industria fasoniste është rritur me 29 për qind. "Ju i keni parë lotët e krokodilit që u derdhën për fasonët. I ftoj ata që bëjnë hipokrizi, të marrin statistikat dhe të shohin se në 7 muaj ka një rritje prej 29 për qind dhe të mos harrojmë se në tërësi janë që të gjitha prodhime të imta: këpucë, tekstile, janë edhe minerale, por jo më shumë se në masën 17 për qind e eksporteve shqiptare. Ndërsa rieksportet janë industri tekstile, veshje, këpucë etj", - tha Berisha. Sipas tij, për muajin korrik "eksportet "Made in Albania" kanë një rritje prej 65 për qind dhe në këtë rritje, nuk ka asnjë qindarkë të ardhur nga shiu, pra nga energjia". Kreu i Qeverisë tha më tej se ekonomia ndodhet në rritje reale. "Asnjë vend nuk ka regjistruar një rritje të tillë eksportesh në këto 7 muaj. Mund të lundroni në internet dhe të gjeni eksportet e të gjitha vendeve. Shqipëria kryeson dhe është jashtëzakonisht pozitive, se kryeson me një ekonomi reale, mundi, djerse, mendjeje dhe muskujsh të njerëzve të saj", - shtoi ai. Kryeministri u ndal edhe në sektorin e turizmit, ku sipas tij, gjatë 5 vjetëve të kësaj Qeverie, është 10 fishuar numri i vizitorëve të huaj drejt Shqipërisë. "Të pakuantifikuara, por të paprecedent janë të dhënat për turizmin. Këtë vit, rritja është tërësisht e bazuar tek qytetarë, jo shtetas shqiptarë. Rritja është rreth 25-26 për qind dhe kjo nuk është e vogël", - u shpreh Kryeministri, duke theksuar se e veçanta këtë vit është rritja e numrit të pushuesve qytetarë, jo shqiptarë. "Në qoftë se në vitin 2004, në Shqipëri hynë gjithsej 300 mijë turistë, vitin e kaluar, hynë rreth 3 milion turistë. Nuk ka ndonjë vend tjetër, që në një hark kohor 5 vjeçar, të ketë dhjetëfishuar turizmin, siç ka ndodhur në Shqipëri. Edhe në vitin 2004 Kosova ishte aty, dëshira e tyre ishte po aq e madhe, po ashtu edhe e Maqedonisë apo e kombeve të tjera, emigrantët tanë ishin sërish, por turistë vendi kishte gjithsej 300 mijë", - shtoi Kryeministri.