E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata publike, motori që vë në funksion shtetin demokratik!

Te ndryshosh administratën publike nuk eshte nje ambicie e diteve te sotme por, padyshim nje faktor konstant i programeve per nje qeverisjeje sa me efiçente, qe ka qene dhe eshte vazhdimisht i pranishem ne politiken boterore e vecanerisht ne vendet e europes perendimore. Gjate evolucionit te konceptit te administrates publike, ne shume prej shteteve me te zhvilluara te botes, si psh: SHBA, Anglia, Italia, Franca etj, lindi mendimi qe administrata publike duhet te kryente funksione dhe sherbime ne favor te qytetareve te saj, dhe ky sistem administrimi u zgjerua aq shume, sa qeverive te ketyre vendeve iu shtuan tejmase funksionet dhe sherbimet qe duhet te kryenin per publikun. Kjo fazë, ne keto shtete, u karakterizua nga centralizimi i funksioneve dhe i sherbimeve publike.
Pas shume viteve studimesh u ve re se kjo menyre e te administruarit ne administraten publike nuk ishte shume efikase. Detyrat dhe sherbimet e teperta te marra persiper nga ana e institucioneve shteterore nuk perballoheshin dot dhe nuk ishin frytdhenese. Faza e ardhshme quhet “outsourcing”. Administrata publike ndryshon totalisht modelin e te administruarit duke u shndërruar nga nje shtet menaxhues ne nje shtet legjislativ.
Detyra qe qeverite, dmth administrata e tyre publike, moren persiper eshte: te lirohet administrata nga funksionet dhe sherbimet e saj, pra te “binte nga pesha”, qe do te thote, te fillojë sa me shpejt te beje shitje parciale te sherbimeve, duke dhene koncesione, duke dhene me qera, shume prej sherbimeve te saj, duke ia lene administrimin privatit, por te kontrolluar nga administrata qendrore. çfare do te thote kjo: administrata publike menaxhon te gjitha sherbimet publike duke filluar nga transporti publik, sherbimi elektrik, ujesjellësi, posta, etj etj. Duke pasur ne nje shtet shume sherbime per t’i ofruar qytetareve te saje, administrimi i te gjithave behet i pamundur nga qeveria, ku nje faktor shume te forte e luan ekonomia, e cila e vendos ne veshtiresi administraten per te qene sa me frytdhenese. Atehere zgjidhja me e mire eshte: t’i lihet administrimi publik instituzioneve private, duke u bere ato “bashkepronare” me shtetin, per te garantuar sherbime te standardeve te larta, shume cilesore dhe njekohesisht frytdhense per shtetin. Kjo pervec rritjes ne menyre te dukshme te kualitetit te sherbimeve publike, do te krijonte dhe vende pune, njekohosisht do kishte shume lehtesime ekonomike per administraten publike.
Ne radhe te pare nuk duhet te harrojme qe qeveria kryen funksionin e administrimit te administrates publike dhe institucioneve te saje. Administrata publike eshte motorri qe ve ne funksion shtetin burokratik demokratik. Sherbimet qe shteti jone ofron a jane efikase? A eshte administrata publike ne gjendje finanziare dhe politike te administroje te gjitha funksionet qe i perkasin dhe te ofroje sherbime sa me cilesore per qytetaret simbas standarteve europiane ne prag te antaresimit te Shqiperise ne BE? Nga tere ky arsyetim ne menyre natyrale lind pyetja: shteti Shqiptar a ka nje administrate publike funksionale?
Duke pare qe Shqiperia pas 50 vitesh diktature komuniste dhe pas 20 vitesh demokraci, dhe qe akoma ka probleme shume serioze ne administrimin e shtetit, kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise deklaroi miratimin e ligjit per hapjen e nje universiteti te administrates publike. Ky universitet i cili do te furnizoje administraten me eksperte te kualifikuar do te zbuse situaten ne administraten publike e cila eshte krijuar edhe nga kriza politike e shkaktuar nga vete klasa politike, ose nga politikat jo te sakta per konceptin bashkohor ne administrimin e shtetit. Sherbimet publike qe shteti jone ofron momentalisht jane shume te pakta, te gjitha me nje cilesi te krahasueshme afersisht me ato te botes se tretë, dhe aspak transparente ndaj qytetarve. Kur flitet per sherbime publike perfshihen ketu: transporti publik, istitucionet shkollore dhe universitare, sherbimi mjeksor dhe ai spitalor, sherbimi postar, sherbimi telefonik, ujore dhe elektrik etj etj etj. Duke pare krizen e thelle ekonomike qe ka perfshire boten dhe ketu perfshihet dhe vendi yne, duke pare veshtiresite ekonomike te vendit, GDP-ne, papunesine, ne nje shtet ku shkalla e mesme sociale ende eshte shume pak e pranishme per mos te thene inegzistente, zgjidhja me e mire per te administruar shtetin dhe sherbimet e saje per qytetaret, do te ishte, sic u tha me siper, decentralizimi i funksioneve administruese, duke bere nje politike per “outsourcing”, pra duke i dhene mundesine privatit te administroje sherbimet publike. Ne njefarë menyre i lihet mundesia per nje “vetëadministrim”, normalisht i tuteluar nga administrata qendrore.
Kane ardhur disa sinjale pozitive vitet e fundit, por jane ende te pamjaftueshme, dhe nje nder shkaqet e deshtimit te kesaj menyre administrimi vjen nga fakti se administrata jone eshte totalisht e politizuar. Eshte krijuar opinoni publik se kryetari i nje partie apo kryeministri i vendit, komandon dhe administron cdo skaje te vendit.Ky opinion rrjedh nga periudha 50-vjeçare e sundimit komunist, por edhe nga periudha kur pushtetin e administronin te majtet. Ideologji me e gabuar nuk egziston, ne nje kohe kur e tere bota europiane e zhvilluar lufton per sensibilizimin e nje decentralizimi te fuqive administrative duke promovuar autonomite lokale, duke krijuar instituzione shtetore dhe private me autoritet ekonomik dhe sistemin e saj administrativ, qe te ndodhen sa me shume e sa me prane interesave te qytetareve. Shteti yne ende nuk kishte bere asgje ne kete drejtim dhe beri shume pak mbas krijimit te DAP, departamentit te administrimit publik, i cili nuk arriti te ezauroje morine e problemeve ne administraten publike. Ne nje kohe kur ende ka shume pune e mjaft probleme per tu zgjidhur,per te perafruar sistemet legjislative e ato te administrimit publik, me sistemet demokratike te vendeve te BE-se, Shqiperia nuk e ka luksin ne kushte te tilla per te hyre ne krize politike, per te percare vendin nga ideologjite e majta partiake, per te bojkotuar parlamentin duke frenuar reformat shtetore, duke dale ne greve urie apo duke bllokuar akset kryesore te vendit,etj. Duke i thene socialistet Europes se Shqiperia nuk ka bere asnje zhvillim social, politik, ekonomik por nga ana tjeter duke patur mendjen kush te marre me shume vota dhe kush te mbushi me shume xhepat,nuk i sherbehet integrimit te vendit dhe liberalizimit te vizave.
Shqiperise i duhet nje klase politike pozitare dhe opozitare qe te gjejne gjuhen e bashkpunimit, per te bere reformat e duhura per zhvillimin e vendit, reforma per zhvillimin e administrates publike, reforma mbi sistemin ligjor dhe zgjedhor. Zgjidhjet e problemeve asnjehere nuk kane qene te thjeshta gjate viteve te tranzicionit, por me nje klase politike qe te dije te bashkpunoje, me nje sistem administrimi efikas, me depolitizimin e administrates publike, me nje projekt margetingu, me nje politike te zhvillimit te identiteteve rajonale dhe me reformat ligjore do te shihej dukshem nje ndryshim e nje zhvillim shume i shpejte, ne nje vend me 3 milion banore, i cili ka dhe fatin qe te ndodhet gjeografikisht ne Europe dhe qe te ndihmohet ekonomikisht nga te ardhurat e 1 milion e gjysem emigranteve te saj. Shqiperia dhe shqiptaret nuk duhet te demoralizohen por te punojne per atdheun e tyre. Nje nder politikat qe shteti jone duhet te bej eshte sensibilizimi i qytetarve per te bashkupunuar me administraten per te ndertuar nje Shqiperi moderrne, demokratike, europiane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›