Administrata publike, skema e rritjes së pagave
07/04/2009 Përfitojnë shtesën maksimale kategoritë që i kanë rrogat nën 30 mijë lekë
Rritja minimale prej 5 për qind do të jetë për kategoritë që kanë paga mbi 50 mijë lekë
Njëkohësisht është detajuar edhe skema e rritjes së pagave për punonjësit e administratës publike, për të cilën gjithashtu është përcaktuar se rritja maksimale të shkojë për pagat e ulëta dhe minimale për pagat e konsiderueshme. E thënë ndryshe, për administratën skema e rritjes ka përcaktuar se do të përfitojnë rritjen në masën 10 për qind (maksimale) ata persona që aktualisht e kanë pagën mesatare mujore nën 30 mijë lekë, si dhe do të përfitojnë tjetër rritje në masën 5 për qind të gjithë nëpunësit civilë që trajtohen aktualisht me një pagë mbi 50 mijë lekë. Megjithatë, rritja maksimale e përcaktuar e këtij viti do të jetë për dy sektorët që cilësohen dhe si më problematikët atë të shëndetësisë dhe arsimit për të këto të fundit është vendosur që shtesa e pagës të kapë kufijtë maksimalë prej 15 për qindësh. Sipas ekspertëve të financave, ky kufi i përcaktuar synon që të zbusë efektet e krijuara aktualisht të krizës. Ndërkohë që janë bërë edhe disa ndryshime, konkretisht në sektorin e arsimit, ku është vendosur që për grupe të caktuara stafesh akademike të ketë shtesa maksimale në bazë të kualifikimit. Kjo do të thotë se përparësi në rritje do të kenë universitet, ku do të jepen paga më të larta në masa kategorive që kanë kualifikimet më të larta, siç janë masterat apo gradat e tjera më të larta shkencore. “Kështu, masa e rritjes së pagave do të jetë e tillë: 12 mijë infermierët dhe 4 mijë mjekët e vendit, duke filluar nga data 1 maj do të kenë një rrogë mesatare prej 306 mijë lekësh, 4 mijë mjekët po nga kjo datë do të marrim një rrogë mesatare 480 mijë lekë, mbi 44 mijë mësuesit e vendit, duke filluar nga maji do të marrin një pagë mesatare prej 460 mijë lekësh. Ndërsa më shumë se 104 mijë punonjësit e administratës në rritjen e përcaktuar do të kenë një rrogë mesatare prej 460 mijë lekësh. Rreth 7700 milionë lekë është fondi i përcaktuar nga qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve, ndërsa 107 000 veta është numri maksimal i punonjësve buxhetorë që do të përfitojnë nga kjo skemë rritje e përcaktuar për këtë vit.
Rritja maksimale
Dy sektorët e përcaktuar nga qeveria si prioritet në rritjen e pagave janë shëndetësia dhe arsimi, e veçanërisht punonjësit e kualifikuar të universiteteve. Sipas zëvendësministrit të financave për të mbrojtur këto dy kategori edhe nga efektet e krizës është vendosur që rritja e pagave do të jetë maksimale deri në kufijtë 15 për qind sipas shtresave përfituese. Për sektorët e tjerë është vendosur që rritja të jetë nga 5 deri në 10 për qind, duke u bazuar në masën e përfitimit që jepet aktualisht për secilën kategori punonjësish.
Pagat e ulëta
Në gjuhën e shifrave skema e rritjes së pagave ka përcaktuar se rritja maksimale do të jetë për pagat e ulëta. Kështu, rritja 10 për qind e vendosur nga qeveria do të shkojë për të gjitha pagat që aktualisht llogariten të jenë nën masën 30 mijë lekë. Ndërsa kategoritë e tjera që trajtohen aktualisht me paga në kufijtë 50 mijë lekë e lart do të përfitojnë rritje, por kjo masë nuk do të jetë më shumë se 5 për qind e pagës aktuale që marrin. Tashmë janë përcaktuar dhe tabelat konkrete të rritjes.