Të ngrihet universitet publik, jo privat
07/04/2009 Të rinjtë beratas në protestë
BERAT- Shitja e ish-godinës të maternitetit në qytetin e Beratit dhe kthimi i ambienteve në një universitet privat ka ngritur në protestë të rinjtë e këtij qyteti, të cilit me pllakata në duar janë mbledhur para goditën të ish-maternitetit. Të rinjtë kanë ngritur zërin kundër hapjes së këtij universiteti dhe kanë kujtuar që për Beratin ishte premtuar hapja e një universiteti publik gjë që do të krijonte mundësinë e ndjekjes së arsimit të lartë për të gjithë të rinjtë beratas që kanë përfunduar dhe do të përfundojnë maturat e këtij viti, por që për arsye ekonomike nuk kanë mundur të ndjekim studimet e larët në universitetet e tjera të hapura në të gjithë vendin në ato private dhe shtetërore. Ndaj të gjendur përpara kësaj situate në mesditën e djeshme një grup të rinjsh vullnetarë ndër radhët e PS-së janë mbledhur përpara ish-godinës së maternitetit ku kanë protestuar në lidhje me privatizimin e bërë ditët e fundit. Ndërtesa ka shërbyer si maternitet për rreth 25 vjet, ndërkohë që dy vite më parë në kuadër të reformave në mjekësisë, shërbimi obsetrik gjinekologjik kaloi pranë spitalit rajonal me gjithë kundërshtitë e ekipit sanitaro-mjekësor. Pak ditë më parë u publikua fakti se objekti i ish-maternitetit ishte privatizuar dhe në ambientet e tij do të hapet një universitet privat. Në lidhje me ambientet ku aktualisht është vendosur obsetriku pranë spitalit rajonal të qarkut të Beratit nuk kanë ngelur pa reaguar dhe mjekët e këtij shërbimi sipas burimeve pranë këtij obsetriku mjekët e kanë quajtur transferimin e bërë me urgjencë dy vjet më parë si të paramenduar.