E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administratoret e falimentimit

Nuk do të ketë më ekspertë ekonomie që do të merren nga gjykatat apo bizneset për çështjet e falimentimit. Tani do të jenë administratorët e falimentimit të licensuar nga ministria e drejtësisë ata që do të merren me të gjitha bizneset të cilat gjenden në vështirësi falimentimi, apo kanë falimentuar. Administratorët e falimentit do të jenë të vetmit që do të operojnë pranë gjykatave duke ju ardhur në ndihmë e duke ju ofruar siguri të gjitha bizneseve.

Procesi i licensimit për administratorët e parë të falimentit është në fazën e aplikimeve, e cila mbyllet më 13 korrik ndërkohë që janë përcaktuar qartë edhe kriteret që duhet të ketë një person i interesuar për licensën e administratorit.

Reforma e ministrisë së drejtësisë në fushën e falimentit synon të ndihmojë bizneset dhe njëkohësisht të mbikëqyrë veprimtarinë e falimentimit dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit të falimentimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›