E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Heqja e imunitetit sfida e radhes

Çdo qytetar e mbështet heqjen e imunitetit si një mjet që lufton korrupsionin në sistemin e drejtësisë”, kjo është deklarata e ministrit të drejtësisë Eduard Halimi gjatë takimit të 4-t të Komitetit Drejtues të Projektit EURALIUS. Duke vlerësuar rolin e ekspertëve ndërkombëtar ai i ka bërë apel atyre që edhe një hërë ta përdorin këtë rol në sfidën e heqjes së imunitetit.

“Dëshiroj të theksoj, se krahas kontributit me sugjerime e rekomandime konkrete, ekspertët e Misionit Euralius, kanë luajtur edhe një rol të vlefshëm në konsolidimin e dialogut ndërinstitucional. Shpresoj shume dhe uroj qe ky rol i tyre, te perdoret edhe ne sfiden e rradhes qe ka sistemi i drejtesise ne Shqiperi per heqjen e imunitetit. Cdo qytetar sot, e kerkon ne menyre logjike heqjen e imunitetit, si nje mjet te qarte ne luften kunder korupsionit ne drejtesi. Kjo nisme e cila mbeshtetet sot nga te gjithe qytetaret duhet te mbeshtetet padyshim edhe nga aktoret politike por edhe nga aktoret e sistemit te drejtesise, dhe une shpresoj qe ne ditet ne vijim parlamenti te miratoje kete nisem”- tha ministri i drejtësisë.

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi tha se “Reforma gjyqësore është ngushtësisht e lidhur me integrimin e europan të Shqipërsië.

“Reforma gjyqësore është shumë e rëndësishme opër konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vend. Progresi i kësaj reforme është i lidhur ngusht me integrimin europain të vendit. Ndaj jeni ju ata që duhet të bindni qytetarët europain dhe ata shqiptarë se ju e meritoni dhe keni të drejtë të jeni pjesë e BE-së. Për këtë duhet pavarësia dhe llogaridhënia e gjyqësorit kanë nevojë për përmirësim. Drejtësisa është në veprim dhe ne duhet ta shikojmë këtë veprim”- deklaroi Sequi.

Ndërsa Sequi vuri theksin tek drejtësia Ministri Halimi u shpreh së sistemi i drejtësisë mori një një goditje të rëndë nga presidenti Bamir Topi dhe ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu të cilët promovuan në mënyrë klienteliste gjyqtarët dhe prokurorët.

“Ajo që i ndodhi sistemit gjyqësor gjatë viteve të fundit, ishte padyshim një goditje e rëndë, e cila do shumë kohe të rinovohet, dhe unë jam i bindur se KLD dhe projektin Euralius e pret një punë e madhe në vjeshtën e këtij viti. Vetëm promovimi i gjyqtarëve dhe prokuroreve në bazë të një sistemi të qartë karriere dhe vlerësimi, bazuar në kritere të qarta dhe transparente si dhe largimi i gjyqtarëve dhe prokuroreve të korruptuar nga sistemi, pa asnjë kompromis, do të sjellë nje impakt real në përmirësimin e sistemit”- shpreh ministri Halimi.

Shumë prokurorë muajt e fundit kanë ngritur padi në gjykatat shqiptare ndaj Topit dhe Ina Ramës për të denoncuar transferimet dhe emërimet klienteliste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›