E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pershendet zgjedhjet ne Libi

Kryeministri Berisha përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të lira, pas pesë dekadash diktature në Libi, si një fitore e madhe dhe historike për Libinë dhe për popullin libian.

Siç bën të ditur zyra e shtypit e Kryeministrisë, shefi i qeverisë shqiptare i cilëson zgjedhjet në Libi si një “kurorëzim të çmuar të përpjekjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme që qytetarët liridashës të Libisë mike bënë gjatë pranverës arabe, për çlirimin e tyre nga diktatura paranojake e famëkeqit Gedafi dhe klika e tij barbare.”

“Zgjedhjet e para të lira në 50 vitet e fundit janë themeli i ndërtimit të idealeve të lirisë, demokracisë dhe shoqërisë së lirë.”- nënvizon kryeministri.

Duke përcjellë urimet më të mira të qeverisë shqiptare për këtë arritje të madhe historike, kryeministri Berisha shpreh vullnetin për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Libisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›