E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrimi i tokës, nënshkruhet memorandum

 

Nënshkruhet memorandumi për implementimin projektit që ka të bëjë me administrimin dhe menaxhimin e tokave(LAMP).

Qëlllimi i tij është investimi direkt në infrastrukturë dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftësivë menaxhuese lokale. Memorandumi është nënshkruar nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi me kryetarët e Bashkive Shkodër, Fier, Elbasan.

Departamenti i politikave për planifikimin urban në MPPT nëpërmjet pagesës së fondeve të parashikuara për zbatimine projektit synojnë:

1.Të ndihmojnë zhvillimin e tregut të tokave dhe pasurive duke shtuar sigurinë e së drejtës së pronësisë dhe duke përmirësuar shërbimet e administimit dhe menaxhimit të tokave.

2.Të krijojnë një sistem kontrolli me pjesëmarrje për zhvillimin e planifikimin urban që i përgjigjet tregut dhë të rregullojnë shtrembërimet e tregut përmes vlerësimit dhe tatimit të pasurisë. Gjithshtu të mobilizojë të ardhurat e bashkive.

3.Të mundësojnë menaxhimin proaktiv të zhvillimit urban dhe rritjen e efikasitetit të tregut të tokave urbane.

Kryebashkiakët e Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit shprehën angazhimin e tyre për realizimin e këtij projekti dhe treguan se përfitimet prej tij do të jenë të rëndësishme sin ë ëprmirësimin e cilësisë së shërbimeve p[ër qëytetarët edhe në rritjen e kapacitetve dhe aftësive menaxhuese të strukturave vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›