Klasa shokuese e Napolit, garë seksuale në prani të mësueses
Janë vendosur në formë rrethi në klasë dhe kanë sfiduar njëri tjetrin kush ishte më i fortë seksualisht. Gjithcka në sy dhe ndoshta me nxitjen e mësueses së tyre.
Ka ndodhur dje në një shkollë të mesme të Sant Antimo në veri të Napolit. Shkolla quhet 'Papa Giovanni XXIII', dhe protagonistë të ngjarjes kanë qenë pesë nxënës të moshës 12 dhe 13 vjeç.
Lajmi ka mbërritur sot në komisariatin e Fratamaggiore, - bën të ditur agjensia e lajmeve ANSA, - dhe sipas policisë do të ketë patjetër një hetim.
Nxënësit janë identifikuar dhe denoncuar për akte të padenja në vende publike. Nën akuzë është edhe mësuesja që ishte e pranishme në sallë, por roli i së cilës mbetet ende për t'u sqaruar.
Sipas agjensisë italiane të lajmeve, mësuesja është e moshës 40 vjeçare dhe gjatë marrjes së parë në pyetje ka thënë se nuk kishte dijeni për atë që po ndodhte gjatë mësimit. Pak e habitshme, por gjithsesi hetuesit do të japin një përgjigje të saktë vetëm pas dëshmive të plota dhe analizës së ngjarjes.
Ngjarje të tilla janë problem në Napoli. Sipas kuesturës lokale, gara të tilla me sfond seksual në ambjentet e klasave të mësimit kanë qenë raste të përsëritura. Zakonisht nxiten nga nxënës më të mëdhenj në moshë.
Sipas ANSA-s nxënësit protagonistë të ngjarjes së fundit janë kallëzuar në Prokurorinë e të miturve, kurse mësuesja në Prokurorinë e Napolit