E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sistemi rajonal proporcional eleminon Dushkun"

 

Ish-kryetari I KQZ-së Kristaq Kume ka vlerësuar ndryshimet e bëra nga Parlamenti në Kushtetutën e vendit. Duke e vënë theskin të reforma zgjedhore, Kume është shprehur se sistemi zgjedhor eleminon fenomenin Dushk dhe difektet e tjera. 'Në adminstrimin e procesit në krahasim me sistemet mazhoritare, sistemi proporcional rajonal krijon lehtësira dhe eleminon difektet'-ka pohuar në një intervistë për Zërin e Amërikës Kume.

Ai ka pranuar gjithashtu se ky lloj sistemi ngushton hapësirat për partitë e vogla por është e rëndësishme garantimi i votës së elektoratit. "Në këto kushte subjektive partitë e vogla duhet të zgjedhin rrugët më të mira për t'u përfaqësuar në Parlament. Çështja që shtrohet nuk është nëse sistemi përjashton një forcë politike por a garanton votën e elektoratit" -u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›