E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Bregu, i pari Kupën e Europës në kërcim së gjati

Atleti shqiptar Admir Bregu, me 7.56 metra u rendit i pari në garën e kërcimit së gjati në Kupën e Europës, e njohur ndryshe si "Bruno Zauli". Rezultati më i mirë i Bregut është 7.89 metra të vendosur para disa ditësh në Tiranë.
Në këtë Kupë që po zhvillohen në Banka-Bistrica të Sllovakisë marrin pjesë atletë nga 14 shtete europiane: Sllovakia, Shqipëria, Andora, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Sllovenia, Serbia, Qipro, Izraeli, Gjeorgjia.
Klodiana Shala, e cila garoi në 400 metra ka dhënë edhe rezultatin e saj më të mirë të vitit 2008, duke fiksuar kohën 54"62 e duke u renditur e katërta.
Të tjerët: Fation Serhati në 100 metra ka arritur kohën 11"33 (-13-ti), në 200 metra regjistroi kohën 23"97. Në 400 metra, Sueld Panahori arriti kohën 49"57 (rezultati i tij më i mirë është 49"47). Aleks Buda në 1500 metra kapin kohën 3'57"96. Në cekic, Ardit Merdanaj arriti rezultatin 57.51 metra ndërsa në gjyle, Merdanaj arriti 11.73 metra.
Për femra, Ana Burda në 100 metra arriti kohën 12"71. Rigerta Selenica në 3-hapësh arriti rezultatin 12.35 metra (e pesta mes 11 konkurrenteve). Në shtizë, Gerta Batusha arriti rezultatin 35.32 metra (e shtata mes 14 konkurrenteve). Selenica në hedhjen e diskut arriti në 22.74 metra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›