Përfundon Botërori, dy medalje për Shqipërinë

Shqipëria arriti të sigurojë vetëm dy medalje - një argjendi (Erkand Qerimaj) e një bronzi (Briken Calja)- në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj e të reja të zhvilluar në Kali të Kolumbisë.
Ekipi kombëtar shqiptar morri pjesë me katër peshëngritës meshkuj (Qerimaj, Calja, Tabaku e Karina) si dhe me një femër (Marie Veli).
Erkand Qerimaj (77 kg) ngriti 185 kg në stilin e shtytjes (i dyti në botë), ndërsa Briken Calja (69 kg) ngriti 136 në stilin e shkëputjes.
Ervis Tabaku ngriti 147 kg në stilin e shkëputjes ( i 6-ti në botë), ndërsa në stilin e shtytjes ngriti 181 kg.
Endri Karina (94 kg) ngriti 135 kg në shkëputje duke u renditur i
shtati në botë, në shtytje 180 kg e në dygarësh 325 kg.
Marie Veli (69 kg) ngriti 95 kg ne stilin e shtytjes.