Spanjë-Itali, koha e statistikave

Spanja dhe Italia janë ndeshur me njëra-tjetrën në 27 raste. Spanja ka fituar tetë takime, Italia nëntë dhe dhjetë herë janë ndarë në barazim. Në kompeticione bilanci i Spanjës është i varfër: vetëm 1 kundrejt 5 të Italisë, ndërsa 3 ndeshje janë mbyllur në barazim. Spanja nuk e ka mundur Italinë në një kompeticion të madh, qysh nga viti 1920 në Lojërat Olimpike të Antverpës në Belgjikë kur fitoi me rezultatin 2-0.
Dy ekipet janë ndeshur dy herë në Kampionatet Europiane: 0-0 në fazën e grupeve në Euro 1980, ndërsa në Euro 1988, Italia fitoi 1-0.
I vetmi titull i Spanjës në kompeticionet e mëdha daton vitin 1964, kur ajo organizoi Kampionatin Europian, ndërkohë që titulli i fundit i madh i Italisë është ai i vitit 2006, kur "axurët" fituan për herë të katërt Kampionati Botëror.
Spanja ka në eruopian ekipin e tretë më të ri, me një moshë mesatare 26.44 vjec, ndërkohë që Italia me një mesatare prej 29.14 vjec është më e vjetra.
Gjithsesi, Spanja e mundi Italinë në ndeshjen e fundit miqësore midis tyre, me një gol në formë voleji të realizuar nga David Vija, i cili udhëheq edhe listën e golashënuesve me katër gola, tre prej të cilëve të realizuar në fitoren 4-1 kundër Rusisë.
Spanja është e pamundur në 19 ndeshjet e fundit, por iberikët kanë një zakon që nuk i kalojnë dot cerekfinalet në një turne të madh.
Ndeshja e tyre e fundit në një turne të madh ka qenë ajo e Kupëss së Botës të vitit 1994, kur Italia fitoi 2-1 me Spanjën e ku Mario Tasoti i theu hundën sulmuesit spanjoll Luis Enrike. Në atë takim për Italinë luante edhe trajneri aktual Roberto Donadoni.