Edmond Lutaj: Flamurtari, me i forte kete sezon

/* */
DASH FRASHERI - Kur Edmond Lutaj u ul në bankinën e Flamurtarit, duke zëvendësuar Gugash Maganin, të gjithë menduan se ishte një zgjedhje e mençur e kryebashkiakut-president Shpëtim Gjika.
Një prezantim me dy pamje në Ligën e Europës, kalimi i turit të parë kundër malazezëve të Buduçnostit dhe eliminim në të dytin kundër çekëve të Jablonecit i zhgënjyen jo pak tifozët e zjarrtë vlonjatë. Flamurtari sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e dytë, me shtatë pikë diferencë me Skënderbeun. por në Vlorë besojnë, përfshirë dhe presidentin-kryebashkiak Shpëtim Gjika, se janë ata kampionët moralë.
Trajneri Edmond Lutaj, i cili ka drejtuar katër ekipe suedeze, për gjatë tetë viteve të fundit (2003-2011), tha gjatë një interviste për gazetën “Telegraf”, se skuadra e tij është tashmë e konfiguruar pas merkatos së fuqishme, dhe se është e gatshme për trofe.
“Çdo trofe që fiton një klub është një gjë e madhe, pavarësisht faktit se është kampionat, kupë apo superkupë. Gjithsesi, është normale që kampionati peshon më tepër dhe ky është dhe synimi im kryesor”, - theksoi Lutaj.
Edmond Lutaj, jeni në krye të ekipit të Flamurtarit për rreth një muaj. Si një trajner me eksperiencë, cili është gjykimi juaj për skuaadrën?
Sigurisht, për atë punojmë. E rëndësishme, është që skuadra po ritet çdo ditë dhe kjo është kënaqësia ime më e madhe. Megjithatë, unë mund të them se po punoj në këtë skuadër me dëshirë të madhe. Jemi të gjithë të pasionuar për këtë që bëjmë dhe kam bindjen se do të jemi të suksesshëm. Këtë mund ta konstatojë kushdo. Kemi shumë dëshirë në lojë. Synoj që skuadra të luajë me topin shumë shpejt dhe të mos shpenzojë energji të kota. Është paska e vështirë të bëj nëj krahasim të drejtpërdrejtë, pasi sezonin e kaluar dhe në ndeshjet ndërkombëtare të Ligës së Europës, me Flamurtarin ka punuar një trajner tjetër.
Sezonin e kaluar, Flamurtari e humbi titullin në javët e fundit, pasi e dominoi për një kohë të gjatë kampionatin. Në Vlorë e gjykojnë si një kampionat të kontestuar dhe e konsiderojnë Flamurtarin, si kampion moral. Cili është komenti juaj?
Në ato ndeshje që unë pashë, Flamurtari kishte një ekip fantastik. Më pëlqeu shumë, me lojë të shkëlqyer dhe me një ekip që e donte fitoren. Edhe mua më erdhi shumë keq, që Flamurtari nuk e fitoi titullin. Ky është futbolli.
Sa e ndjen presionin Lutaj te Flamurtari, një ekipi me pretendime të mëdha?
Jo, jo nuk kam asnjë presion, absolutisht. Në momentin që çdo trajner ulet në bankinë, ka kënaqësinë profesionale të punojë, të bëjë më të mirën. Unë besoj se kur publiku i Vlorës ta shohë se unë punoj me ekipin, mendoj se ata do ta mbështesin 100 për qind. Motoja ime është trajner-lojtar-publik të jenë një. Jemi për në qëllim. Ne bashkë do të ecim.
Pas boshllëkut të krijuar pas largimit të disa lojtarëv e titullarëë, si të atyre që u transferuan jashtë, por dhe të të tjerëve që nuk ishin në planet e klubit, drejtuesit hynë fuqishëm në merkato, duke rekrtuar futbolistë të rëndësishëm, përfshirë dhe sulmuesin bullgar Dragomir Draganov. Sa i kënaqur jeni?
Jam shumë i kënaqur. Presidenti Shpëtim Gjika dhe stafi i Flamurtarit kanë bërë një punë të shkëlqyer, më kanë sjellë lojtarë shumë cilësorë. Nuk ma ma merrte mendja, se do të më sillnin këta futbollistë me përvojë. Jam më shumë se i gëzuar. Për momentin jemi të kompletuar, mund ta konsideroj të mbyllur merkaton.
Kampionati fillon më 10 shtator, a është i aftë Flamurtari të pretendojë fuqishëm për titullin kampion?
Për mua ditët e punës janë shumë të rëndësishme. Më duhet të njoh kundërshtarët për të krijuar një pamje të plotë të tyre, por nga ana tjetër duhet të theksoj se ndeshejt përgatitore po më krijonë mundësinë për të njohur më mirë Flamurtarin tim.
Presidenti Gjika është i fokusuar tashmë te investimi mbi lojtarët e rinj, ndryshe nga filozofia e sezoneve të kaluara, kur grumbullonte një ajkë lojtarësh veteranë. A besoni se lojtarët e rinj në moshë do të jenë promotorë të fuqisë së Flamurtarit?
Një trajner mund ta ndërtojë nëj skuadër në shumë forma. Me më shumë titullarë, apo më pak të tillë dhe më shumë lojtarë të rinj. Miksi i Flamurtarit besoj së është shumë interesant. Djem të rinj, të uritur për fitore, por dhe lojtarë më përvojë. Janë djem që vrapojnë, të rinj që luftojnë.
Lutaj, ju keni qenë si lojtar, pjesë e atij Flamurtari që ka fituar titullin e vetëm kampion, në sezonin 1990-1991, me trajner Edmond Liçajn. Çfarë do të thotë për ju?
Të dalësh kampion është një sukses i madh. Është gjë e bukur, pasi mbetesh pjesë e historisë. Fanella e Flamurtarit është shumë e rëndë. Të gdhendësh emrin atje, përkrah emrave të medhenj si Mexhit Haxhiu, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho, Latif Gjondeda, etj, ne duhet të entuziazmohemi nga ata lojtarë dhe ta çojmë përpara. Me të vërtetë ka qenë një sezon i artë, një kohë e bukur. Gjithsesi, le të them se ajo është pjesë si e historisë së klubit, ashtu dhe e imja. Flamurtari ka dalë dhe pesë herë nënkampion. Unë dëshiroj të bëj diçka të mirë për Flamutarin tani. Do ta vazhdojmë atë traditë. Publiku i Flamurtari është shumë kërkues dhe kërkon një lojë të bukur. Këtë duhet t’ia dhurojmë publikut tonë, plus dhe rezultatin.
Flamurtarit i mungon titulli kampion prej 20 vjetësh, nga viti 1991, pavarësisht se gjatë këtyre viteve e ka fituar një herë Kupën e Shqipërisë, në vitin 2009. Cila është preferenca e Lutajt, përsa u përket trofeve sezonalë?
Nuk mund të ndaj se kë. Çdo trofe që fiton një klub është një gjë e madhe, pavarësisht faktit se është kampionat, kupë apo superkupë. Gjithsesi, është normale që kampionati peshon më tepër dhe ky është dhe synimi im kryesor.
Duke u ndalur te eksperienca juaj personale si lojtar dhe si trajner në Suedi, ku u instaluat në vitin 1992, pas ndeshjes së Flamurtarit kundër Goteborgut, sa mendoni se do të vlejë ajo?
Besoj se do të vlejë shumë. Kam grumbulluar eksperienca të shumta dhe të ndryshme. Kam mësuar në një shkollë të re futbolli, siç luhet në Suedi. Atje kam mbrojtur eksperiencën që mësova te Flamurtari, ndërkohë që e pasurova me atë suedeze.
Cili është?
Edmond Lutaj, 44 vjeç, është trajneri aktual i Flamurtarit. Si lojtar ka luajtur me Flamurtarin, ku dhe ka dalë kampion në sezonin 1990-1991. Pas largimit në Suedi, ai ka luajtur me Jonsereds GIF (1991–1993), Gais (1994–1997) dhe Assyriska FF (1998–2002). Si trajner ka strërvitur Assyriska FF (2003–2004 dhe 2008), Konyaspor KIF (2006) dhe Syrianska IF Kerburan (2009–2011). Flamurtari është skuadra e parë shqitpare që drejton ai si trajner.
Ekip më të ardhme
Gjatë mërkatos së kësaj vere nga Flamurtari janë larguar drejt kampionateve të huaja, Odise Roshi te Këlni në Gjermani dhe Hair Zeqiri te Rizespori në Turqi. “Flamurtari gjithmonë ka prodhuar lojtarë të rinj cilësorë. Tani ne kemi Telushin, apo Shehajn. Te ekipet kombëtare të moshave ka shumë futbollistë”,- tha trajneri Edmond Lutaj
Arratisja në Suedi në vitin 1991
Edmond Lutaj, Gramoz Murati dhe Bashkim Shaqiri, tre lojtarë të ekipit kampion 1990-1991, vendosën të mos ktheheshin pas në Vlorë, kur Flamurtari pati rastin të luante në Suedi, kundër Goteborgurt të famshëm në eliminatoret e Ligës së Kampioneve, në edicionin 1991-1992. Ndeshja e parë u luajt në Suedi, më 18 shtator 1991 dhe përfundoi 0-0. Ndeshja e kthimit në Vlorë (2 tetor) u mbyll po në barazim 1-1. Flamurtari udhëhoqi 1-0 me golin e Viktor Daulles, por suedezët barazuan dhe kaluan në turin tjetër falë rregullit mbi golin në transfertë. Gjithsesi, duke u kthuer te arratisja, Lutaj, Murati, Shaqiri vendosën të mos ktheheshin më në hotel bashkë me shokët, por u paraqitën në një stacion policie të Goteborgut, ku dhe kërkuan azil politik. Pas deklarimit me shkrim, policia suedeze i garantoi tre futbollistët shqiptarë, se nuk do t’i bashkonte me ekipin e Flamurtarit, duke i strehuar në një kamp me kushte të përshtatshme. Sipas një interviste të dhënë për “Telegraf” (4 shtator 2009), nga Gramoz Murati, në ditën e tretë të qëndrimit, në kamp u paraqitën drejtuesit klubit Orgryte, të cilët u ofruan futbollistëve shqiptarë një kontratë për të luajtur me klubin suedez, gjë të cilën tre lojtarët vlonjatë e pranuan. “U larguam jo pa keqardhje. Atëherë të gjithë po e linin pak nga pak Shqipërinë. Anijet, ambasadat. Ne gjetëm mundësinë dhe shfrytëzuam rastin për të luajtur në një vend me futboll më të zhvilluar, por dhe pët të jetuar më mirë. Gramoz Murati është kthyer në Shqipëri dhe është bërë një biznesmen i fuqishëm dhe i respektuar, ndërkohë që me Bashkim Shaqirin jetojmë shumë afër në Suedi- tha Lutaj për “Telegraf”.
Kampion në sezonin 1990-1991
Flamutrari e ka fituar vetëm një herë titullin kampion, pikërisht në sezonin 1990-1991, kur në bankinë ishte trajner Edmond Liçaj. Lojtarë të ekipit ishin: Viron Daullja, Elidon Lameborshi, Alfred Zijai, Sokol Kushta, Agim Bubeqi, Gjergji Dema, Erion Mehilli, Gezim Muka, Roland Iljadhi, Luan Birce, Eqerem Memushi, Rrapo Taho, Viktor Daullja, Latif Gjondeda, Anesti Arapi, Kreshnik Çipi, Bashkim Shaqiri, Ardian Ciruna, Edmond Lutaj, Anesti Vito, Tajar Arapi, Roland Muka, Vasillaq Ziu, Dritan Sadedini, Viktor Paço dhe Gramoz Murati.
Rekordi në Europë
Flamurtari është skuadra e vetme shqiptare që ka mundur të luajë në turin e tretë të një kompeticioni europian. Në edicionin 1987-1988 regjistrohet edhe kulmi i futbollit shqiptar në Europë. Flamurtari eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit: fitoi 2-0 në Vlorë (autogol i Gjorxhevic dhe Roland Iljadhi) dhe humbi 2-1 në Beograd (eurogol i Sokol Kushtës). Në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue: humbi 1-0 në Gjermani dhe fitoi 2-0 dhe Vlorë (golat nga Rrapo Taho dhe Vasil Ruci). Në turin e tretë, u elimina nga Barcelona: humbi 4-1 në “Kamp Nou” (gol i Vasil Rucit), fitoi 1-0 në Vlorë (gol i Sokol Kushtës).
5 herë nënkampion
Flamurtari sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e dytë, me shtatë pikë diferencë me Skënderbeun kampion Flamurtari ka dalë pesë herë nënkampion i Shqipërisë, në sezonet 1981-1982, 1985-1986, 1986-1987, 1987-88 dhe 2010-2011. Skuadra vlonjate ka dalë pesë here e treta.
3 Kupa të Shqipërisë
Flamurtari e ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë: 1984-1985, 1987-1988 dhe 2008-2009, si dhe e ka humbur 8 herë të tjera finalen: 1960, 1982-1983, 1983-1984, 1986-1987, 1989-1990, 1990-1991, 1995-1996 dhe 1996-1997. Flamurtari e ka fituar 2 herë Superkupën e Shqipërisë.