E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: Të çlirohemi psikologjikisht

Mesfushori që aktivizohet në radhët e Hajdukut të Splitit deklaron se nuk është aspak e rëndësishme se cili do të shënojë kundër bjellorusëve, por se duhen marrë tre pikët. “Goli kundër Sllovenisë? Do të thoja se nuk është e rëndësishme kush do të shënojë golin, por rëndsi ka që Kombëtarja të fitojë. Të marrim tri pikët, që siç thashë janë të rëndësishme për të ardhmen tonë.” Por, që të arrihet te fitorja, Bulku mendon se përballja nuk duhet parë si hakmarrje kundër humbjes së Minskut. “Unë do të thoja se nuk duhet ta shohim si hakmarrje ndaj Bjellorusisë, por si një kusht që duhet të marrim tri pikët, pasi të gjithë ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, pasi është përcaktuese për të ardhmen tonë në këtë edicion. Këto tre pikë ndryshojnë objektivat tona (ecurinë tonë) në këtë edicion. Ekipi kombëtar ka një grup të mrekullueshëm. Shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Kur kemi dhënë të gjithë maksimumin kemi marrë rezultate të papritura,” ka deklaruar Bulku gjatë konferencës së djeshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›