E Diel, 1 Nëntor 2026

Admir Teli, zyrtarisht i NK RijekaIsh-lojtari i Vllaznisë ishte pjesë e Hacettepe Spor Kulübü në kampionatin turk Turkcell Super League.

Admir Teli është zyrtarisht lojtar i NK Rijeka në Kroaci për periudhën janar-qershor 2009. Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij Adrian Aliaj. Ish-lojtari i Vllaznisë ishte pjesë e Hacettepe Spor Kulübü në kampionatin turk Turkcell Super League.  Mbrojtësi i Kombëtares luajti fazën e parë me skuadrën turke Hacettepe Spor (16 ndeshje) dhe shihej si përforcim i Vllaznisë (175 ndeshje, 1 gol, por shkodrani zgjodhi si destinacion kampionatin kroat, Prva HNL.

NK Rijeka, i themeluar në vitin 1925, është një nga klubet më të famshme në Kroaci, dhe Admir Teli do të mbajë në fanellë numri 27. Teli është lojtari i katërt i huaj te NK Rijeka pas dy boshnjakëve (Davor Landeka, Tarik Cerić) dhe një argjentinasi (Ramon Fernandez)

Një nga ish-trajnerët e famshëm të NK Rijeka është edhe trajneri aktual i Dinamos, Zlatko Dalic.  NK Rijeka aktualisht ndodhet në vendin e pestë të kampioantit kroat me 25 pikë, kur kryesuesja Dinamo e Zagrebit ka 39 pikë.

27-vjecari Admir Teli bëri bujë ndërkombëtare për kartonin e kuq të marrë në barazimin e Shqipërisë me Portugalinë (0-0) në Braga kur goditi me bërryl në fytyrë fituesin e “Topit të artë 2008” dhe “FIFA World Player 2008”, portugezini Kristiano Ronaldo.

E Merkure, 14 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›