Hulio Baptista ,njeriu i momentit te Roma
Roma e drejtuar nga Spaleti ka fituar pastër kundër Sampdorias me rezultatin 2-0.Edhe pse e privuar nga shërbimet e kapiten Tottit dhe malazezit Mirko Vucinic në skenë ka dale braziliani Hulio Baptista i cili me dy gola të mrekullueshëm i ka dhënë verdhekuqve mundësine për të kapur vendin e katërt që të çon në Champions League.Braziliani ka shënuar nga një goditje dënimi golin e parë dhe me një diagonale të bukur pasi kishte kaluar dy mbrojtës golin e dytë.Përpara mikrofonëve të Sky "bisha" është shprehur se ka qënë një mbrëmje e madhe për gjithë skuadrën dhe jo vetëm për të .E rëndësishme është që të ndihmosh skuadrën dhe të kërkosh të bësh atë që të kërkon trajneri.Kam luajtur në një pozicion tjetër por mendoj se e kam ndihmuar skuadrë.Ishte një mbrëmje e madhe për të gjithë dhe kishim shumë nevojë për këto tre pikë. Pas fitores ndaj Sampit verdhekuqtë e kandidojnë veten për një vend në Champions League sepse tashmë ndodhen vetën 6 pikë larg vendit të katërt.Baptista erdhi te skuadra kryeqytetase nga Reali I Madridit dhe më parë është aktivizuar edhe për Seviljen dhe Arsenalin. Roma do ta mbyllë fazën e parë me ndeshjen ndaj Torinos por nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Simone Perrota dhe për këtë mungesë trajneri verdhekuq shprehet shumë I hidhëruar pasi Perrota është një lojtar shumë I rëndësishëm në mesin e fushës.Ndeshja me Torinon do të jetë e vështirë ashtu si edhe të tjerat e luajtura në transfertë porn e do të përpiqemi të marrim maksimumin ka përfunduar Spaleti.