Juventus blen nga Udineze Mottan dhe kërkon David Silvan
Juventusi vazhdon të kërkojë përforcime dhe ëndrrat e Zonjës së Vjetër mbeten ato të David Silvas dhe të brazilianit të Verder Bremen Diego.Por Zonja ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Italian të Udinezes Marko Mota.Mota I cili është edhe kapiteni I KOmbëtares Shpresa të drejtuar nga Kaziragi është një mbrojtës me shumë potencial dhe që do ti bëjë shumë punë skuadrës së drejtuar nga Ranieri.Por ëndrra mban emrin e spanjollit David Silva I cili në shtëpinë bardhezi shihet si zëvendësuesi I denjë I çekut Pavël Nedved.Spanjolli kushton shumë dhe nuk dihet nëse bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë 35 milion euro për Kampionin e Europës.Ndërsa braziliani Diego ka shprehur dëshirën të luajë në të ardhmen me Juventusin por problemi qëndron se me Diegon në skuadër bardhezinjtë do të ndryshonin modul loje gjë që nuk I pëlqen teknikut Klaudio Ranieri.Por ardhja e të riut Marko Motta do të forcojë edhe më shumë mbrojtjen bardhezi e cila në këtë sezon ka vuajtur shumë nga dëmtimet e herë pas hershme të Chiellinit dhe suedezit Olof Mellberg.