Admir Thanza, anëtari i ri i Kushtetueses
Admir Thanza është anëtari i nëntë i Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi miratoi mbrëmë me konsensus dekretin e Presidentit Bamir Topi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Admir Thanza. Kandidatura e Thanzës mori 107 vota pro dhe kandidatura e tij nuk u debatua. Ai zhvilloi një seancë dëgjimore me deputetët e Komisionit të Ligjeve paradite ku foli për eksperiencën e tij. Ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të zëvendësojë gjyqtarin e dalë në pension, Gjergji Sauli. Thanza do të mbajë postin e gjyqtarit deri në maj të 2010-s, afat ky kur skadon mandati i Saulit.