E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton KQZ-në e re



Kuvendi miratoi dje anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ashtu siç pritej, propozimet nga të gjitha palët janë miratuar me konsensus. Arben Ristani do të jetë kryetari i ri i KQZ-së. Kundërshtimi i vetëm erdhi nga ana e grupit parlamentar të LSI-së, deputetët e së cilës u larguan nga salla e Kuvendit. Deputetët miratuan pa asnjë ndryshim raportin e Komisionit të Ligjeve, i cili sugjeronte votimin e kandidaturave të paraqitura. Komisioni i Ligjeve zhvilloi një seancë dëgjimore gjatë paradites për kandidaturat me anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u arrit konsensus për të gjithë emrat e paraqitur. Kuvendi më pas miratoi me 97 vota pro kandidaturën e Arben Ristanit, propozuar nga PD-ja për postin e kryetarit të KQZ-së. Kandidatura tjetër për kryetare, Albana Vokshi, nuk u votua për shkak se Ristani mori shumicën e kërkuar. Kuvendi miratoi njëkohësisht dy anëtarët e tjerë të propozuar nga PD-ja, Hysen Osmanaj me 103 vota pro dhe Vera Shtjefni, me 100 vota pro. Deputetët miratuan me konsensus edhe dy propozimet e PS-së, konkretisht, Dëshira Subashin me 99 vota pro dhe Artan Lazen me 102 vota pro. Kuvendi miratoi edhe kandidaturën nga Partia Republikane, Klement Zgurin me 95 vota pro dhe kandidaturën e PSD-së, Pandeli Varfi me 96 vota pro. Anëtarët e rinj të KQZ-së bënë dje betimin.

Anëtarët e KQZ-zë

Arben Ristani (PD) 97 vota

Klement Zguri (PR) 95 pro

Pandeli Varfi (PSD) 96 pro

Dëshira Subashi (PS) 99 pro

Artan Laze (PS) 102

Hysen Osmanaj (PD) 103

Vera Shtjefni (PD) 100

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›