E Diel, 1 Nëntor 2026

Admirali Ficxherald sot në Kosovë

PRISHTINE - Admirali Mark Ficxherald (Mark Fitzgerald), komandant i Komandës së Bashkuara të Forcave Aleate në Napoli do të qëndrojë sot në Kosovë. Admirali Ficxherald bashkë me Komandantin e KFOR it, Markus Bentler, pritet të diskutojnë rreth procesit të reduktimit të numrit të paqeruajtësve në Kosovë. Pas takimit ata do te dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Javën e kaluar në Kosovë qëndroi edhe komandanti suprem i NATO-s në Evropë admirali Xhems Stavridis, i cii foli paralajmëroi reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›