Protestat me plehra dhe pa moral të cullakut
Tregojnë në një legjendë se u mblodhën djajtë për të vënë në provim djajtë e vegjël, se sa kishin mësuar t’u bënin keq njerëzve. I pari i djajve të vegjël u përgjigj se për t’u bërë keq njerzve u futeshin gurë të vegjël në këpucë, çka bënte që ata të mbeteshin tërë ditën duke rrëmuar në këpucë me këmbet e gjakosura dhe kohën e humbur. Ore-tha më i madhi i djajve, bijtë tanë qenkan bërë më djall se djalli vetë! -Dhe nuk është për t’u çuditur se pinjojtë e kriminelëve të diktaturës komuniste me mënyrat e tyre të sofistikuara kundër demokracisë janë bërë më ustallarë se baballarët e tyre. Me në krye Edvin Kristaq Ramën, pinjoll i njërit prej firmëtarëve-kriminelë të regjimit komunist, ata kanë marrë një revansh të rrezikshëm, duke u ricikluar në politikë dhe duke u shndërruar në një armik të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë. Në përpjekje djallëzore, ata po përpiqen sa të jetë e mundur të pengojnë Shqipërinë në Europë dhe kundër demokracisë, çfarë ka qenë edhe ëndrra e enveristëve. Në këtë kontekst, i sëmuri psiqik i PS, u kujdes që të mbështillte në kontigjentin që do të kandidonin për deputetë në Parlamentin e Shqipërisë, karrocat e vjetra të regjimit, të kryesuar nga ish-ministri i Sigurimit komunist kriminal të Enver Hoxhës. Skizofreni i PS, rrëmoi sa mundi duke përzgjedhur plejadën e brezit të dytë të kriminelëve të diktaturës, të atyre që e masakruan Shqipërinë në të gjitha pikëpamjet. Ish-kriminelët e regjimit komunist tani më të mplakur, të dëshpëruar në vetminë e tyre, se nuk mundën të realizojnë sundimin e përjetshëm të regjimit të tyre kriminal kundër shqiptarëve, kanë aktivizuar rrezikshëm bijtë e tyre kundër demokracisë. Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e 3 Korrikut 2005, ishte rrufeja në qiell të pastër që i ra mafias komunisto-mafioze mbi kokë. Ata nuk mundet të rrinin në opozitë dhe pa pushtet pasi që rrezikonin aferat korruptive të lidhura dhe të mbrojtura nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Shumë agresiv në veprimet e tij, ai gjithnjë dhe vazhdimisht është përpjekur t’i bëjë karshillëk shtetit, krejt si një shtet brenda shtetit. Prandaj me një opozitë destruktive hynë në Parlament me bori e bilbila në mënyrë që të pengonin sa të ishte e mundur hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe në pengimin sa ka qenë e mundur të reformave integruese për në BE. Opozita ish-komuniste kundërshtoi në mënyrën më të ashpër dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë si dhe “ligjin e lustracionit” (përndryshe ligji i hapjes së dosjeve), që u miratua nga Parlamenti në përgjigje të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE-së për dënimin e krimeve të komunizmit. Edhe pse ky ligj u aprovua vetëm me votat e mazhorancës së djathtë, ai u pezullua nga Gjykata Kushtetuese që ishte hapur në konflikt interesi me ligjin. Kjo ishte një përpjekje tjetër për të mbrojtur trashëgiminë komuniste në institucionet e shtetit dhe nga ana tjetër për të mbuluar sa të jetë e mundur krimet e komunizmit. Në këtë gjendje PS hyri në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, e ndarë dhe e përçarë si rezultat e një krize të thellë brenda saj, si rezultat i drejtimit pa krye dhe pa alternativë të kryetarit të saj që po demonstronte raste të një sëmundje të rëndë psiqike. Humbjen në zgjedhjet e 28 Qershorit nuk mundet ta pranonte në radhë të parë mafia komuniste që e kishte kapur për zverku Edi Ramën. Skizofreni paronjak kishte dy rrugë; ose të ndëshkohej duke u larguar nga politika ose të zgjidhte variantin e bojkotit të Parlamentit dhe të protestave të rrugës. Ky variant konvergonte edhe me bojkotin e zgjedhjeve të vitit 1996 nga Partia Socialiste, që prej andej, shkallë-shkallë të provokohej revolucioni bolshevik. Prandaj edhe oreçast sigurimsi Gramoz Ruçi dhe klika enveriste kërcënon “me ‘97”. Mirëpo këtë radhë hesapet janë bërë nga i sëmuri psiqik i PS, siç thotë populli “hesape pa hanxhiun”. Sot Shqipëria nuk është ajo e vitit 1997. Ajo sot është rreshtuar ndërmjet 27 vendeve më të fuqishme të botës, në aleancën e NATO-s. Ky vit në të cilin po hyjmë, brenda 6-mujorit të parë shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapsirën Schengen, si qytetarë të barabartë të Europës demokratike. Shqipëria po bën hapa të rëndësishëm duke plotësuar kushtet për anëtarësimin e plotë në BE. Ajo që po e tërbon sot klikën komunisto-mafioze është pikërisht fakti se nuk po munden të pengojnë integrimin e Shqipërisë në Europë. Fjala dhe kryefjala e tyre është dhe ka mbetur sulmi kundër Berishës. Si është e mundur sipas tyre që Berisha është iniciatori dhe realizuesi i ngjarjeve të mëdha historike për vendin. Ai në krye të Partisë Demokratike përmbysi komunizmin dhe realizoi reformat politike ekonomike të rëndësishme për vendin drejt ekonomisë së tregut. Anëtarësoi Shqipërinë në KE dhe kërkoi zyrtarisht anëtarësimin në NATO. Shqipëria po përgatitetej për proçesin e stabilizim asocimit për në BE por falangat e ish-sigurimit në elitën e PS i vunë zjarrin Shqipërisë me ngjarjet e vitit 1997, duke ndërprerë plotësisht proceset demokratike. Me fitoren e vitit 2005, shumë shpejt Berisha do të realizonte hyrjen e Shqipërisë në NATO pas vizitës historike të Presidentit Bush në Tiranë. Këtë vit në të cilin tani po hyjmë, shqiptarët do të lëvizin të lirë pa viza si qytetarë të barabartë të Europës demokratike.
Por Edi Rama, një njeri i dhunshëm dhe pervers në familje, që ka nxjerrë në rrugë disa gra, që i ka mashtruar ato njëra pas tjetrës dhe ka mohuar djalin e vet, nuk mund të na serviret si njeriu që di ta drejtojë Shqipërinë me alternativat e kohëve moderne drejt Europës. Protesta e 5 Dhjetorit në përpjekje për të fëlliqur me plehrat e Sharrës qendrën e Tiranës, duke pretenduar se “plehrat ishin dekori i protestës”, ishte një marrëzi tjetër e radhës e skizofrenit të PS. Edhe një natë më parë policia e shtetit në funksion të detyrës ndaloi kamionët me plehra të ngarkuar në Sharrë që po përpiqeshin t’i shkarkonin me urdhër të Edi Ramës në qendër të Tiranës për t’u përdorur të nesërmën në protestën e PS përpara Kryeministrisë. Me një rrugë pa krye, e braktisur nga opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar, e majta ish-komuniste në Shqipëri rrezikon të shkërmoqet pa një të ardhme eurosocialiste. Me 5 Dhjetor, mbarë opinioni mbeti i habitur duke parë qindra punonjës të Bashkisë së Tiranës të ngarkuar me thasë më plehra që po i drejtoheshin bulevardit kryesor të kryeqytetit. A nuk ngjanin këta njerëz të mjerë me skllevërit e Mesjetës që për një kafshatë bukë duhet të pranonin ndërmjet jetës dhe vdekjes poshtërimin dhe fyerjen. Dhe në rastin konkret ata, ndërmjet flakjes në rrugë për një kafshatë bukë u detyruan të pranonin përdhosjen e qytetit të tyre me plehra.
Shqipëria sa afër Europës po përjeton çaste dramatike në udhëkryqin historik të pa përsëritshëm për të hyrë në familjen Europiane. Klika mafioze komuniste, me një monstër të nxjerrë nga analet më ogurzeza të nomenklaturës diktatoriale, po përpiqet të përsërisë historinë e pafat të shqiptarëve në udhëkryqet për të ardhmen e kombit. Festa e madhe e demokracisë me 8 Dhjetor në Tiranë, në të cilën vërshuan një gjysmë milion demokratë anekënd Shqipërisë, ishte nga ana tjetër një referendum mbarëpopullor në përkrahje të qeverisë “Berisha” dhe kundër klikës mafioze komuniste të Edvin Ramës. Njeriu monstër me lakuriqësinë e vet, do të mbetet veç si një ëndërr e keqe në memorien historike të shqiptarëve.