E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton, thirrje liderve politikë: Të mbizotërojë sundimi i ligjit

WASHINGTON- Sekretarja e departamentit të shtetit Amerikan Hilary Klinton në 20 vjetorin e marrdhënieve SHBA-Shqipëri ka uruar shqiptarët duke theksuar se :-‘Pas një ndërprerjeje prej 52 vitesh, viti 1991 ishte vërtet një fillim i ri jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe një partner ndërkombëtar. Kjo ditë përkujton partneritetin tonë, dhe nënvizon premtimin e së ardhmes së Shqipërisë, sidomos ndërkohë që ju ndërmerrni hapat e nevojshëm për të arritur synimin e anëtarësimit në BE.’

Ndërkohë sekretarja e departamentin të shtetit Amerikan u ndal tek detyrimiet që duhet të përmbushë Shqipëria për vazhdimin e rrugës që ka nisur në strukturat europiane.
‘Tashmë shqiptarët kanë arritur shumë, por më shumë punë mbetet në rrugën drejt BE-së dhe ky vit do të jetë me rëndësi kyçe. Shqiptarët duhet të punojnë sëbashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara dhe që ritmi të ruhet. Nxisim udhëheqësit politikë të Shqipërisë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, që të udhëheqin nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, dhe të respektojnë dhe të forcojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.:- ka deklaruar Klinton.

Sekretarja e shtetit ka nënvizuar faktin se mardhëniet e mira midis dy vendeve kanë treguar përgjegjshmëri dhe nivele të larta bashkëpunimi dhe gjatë kohëve më të errëta të historisë si lufta e ftohtë apo vitet e komunizmit. Sipas Klinton Shqipëria me angazhimin e saj kundrejt cështjeve të rajonit ka treguar se është një aleat i denjë pro-perëndimor.
‘Tani Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka treguar një përkushtim të thellë ndaj Aleancës, me një prej kontributeve më të mëdha për frymë në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë në Afganistan. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj stabilitetit në rajonin e saj është demonstruar nëpërmjet mbështetjes së saj për shtetin e ri të Kosovës dhe kontributeve për pajtim në Ballkanin Perëndimor.:- ka përfunduar mesazhin e saj të urimit sekretarja e departamentit të shtetit Amerikan Hilary Klinton. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›