PS zgjedh Gërdecin për të zhvilluar protestën
15/03/2011 Përvjetori i tretë i tragjedisë
Partia Socialiste do të organizojë sot protestën e saj jo në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por në Gërdec, vendin ku tre vjet më parë ndodhi shpërthimi i depos së municioneve. Deputeti i PS-së Besnik Baraj ftoi dje qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen protestës nesër në orën 17:00 në Gërdec në kujtim të trevjetorit të humbjes së jetës së 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe plagosjes së qindra të tjerëve. “26 të vrarë, 300 të plagosur e qindra familjarë që ende vajtojnë humbjen e të afërmve të tyre. Për të gjitha këto fajin e ka Saliu, njësoj si t’i kishte vrarë e plagosur ata qytetarë të pafajshëm me dorën e tij. Prandaj nesër (sot), në përvjetorin e tretë të tragjedisë, në orën 17:00 shqiptarët do të protestojnë në Gërdec në kujtim të viktimave dhe për t’i thënë ‘kurrë më regjimit’ vrastar të Saliut”, - tha Baraj. Ai u shpreh se kjo tragjedi do të kujtohet si vepra e bërë nga kryeministri dhe njerëzit e afërm të tij. “26 të vrarë e 300 të plagosur, kjo ishte kostoja në jetë njerëzish e atyre miliona eurove që fuste në xhep familja e Sali Berishës, ministri i Sali Berishës dhe oborri i Sali Berishës, ndërkohë që viktimat e kësaj tragjedie, shumë prej tyre fëmijë të mitur, detyroheshin të punonin në fabrikën e vdekjes për bukën e gojës”, - tha Baraj. Ai u shpreh se kjo tragjedi ishte për faj të kryeministrit. “Ishte Saliu ai që kërcënoi, shantazhoi e shkatërroi procesin e hetimit dhe gjykimit të Gërdecit për të shpëtuar të birin dhe ministrin që e mbante peng tek i biri. Prandaj nesër, kur mbushen plot tri vjet nga shpërthimi që mori 26 jetë burrash, grash e fëmijësh, shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për të kërkuar drejtësi, për t’i thënë ‘kurrë më regjimit’ vrastar të Saliut. Nesër (sot), e martë 15 mars, në orën 17:00 në Gërdec”, - tha Baraj.
Zgjedhjet
Partia Socialiste ka kërkuar dje ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar që asiston procesin zgjedhor në vend për të rregulluar mangësitë e vëna re deri më sot. Deputet i PS-së Armando Subashi akuzoi kryeministrin dhe kreun e KQZ-së për probleme në listat e zgjedhësve. Ndërsa apeli për OSBE-në dhe ndërkombëtarët ka qenë i drejtpërdrejtë: “OSBE-ja duhet të flasë qartë për këto shkelje flagrante të ligjit dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta kuptojë se pa ndryshuar këto kushte s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.”
Firmat e kontrabandës së naftës sponsorizuese të PD-së
Partia Socialiste ka akuzuar dje kreun e qeverisë për përfshirje në kontrabandën e naftës. Deputeti i PS-së Taulant Balla tha se firmat që kanë kryer kontrabandë janë të njohura si sponsorizuese të Partisë Demokratike. “Ja pse Saliu dhe Luli vranë më 21 janar: për të vazhduar të grabitin. Me paratë e llumit që shitej për naftë, kompanitë e përfshira në këtë supermashtrim janë të regjistruara si sponsorizuese të PD-së. Ja pse Saliu dhe Luli vranë më 21 janar: për të vazhduar të grabitin”, - tha ai. Balla shtoi se kjo kompani ka fituar tenderin për furnizimin me naftë të gjithë institucioneve shtetërore, “ndërkohë që një tjetër prodhim i bizneseve të tij gjendet dhe konsumohet në tavolinën e ministrave gjatë mbledhjeve të qeverisë. Sali Berisha i ushqente këto biznese me para buxheti për të pastruar paratë e pista të mashtrimit. Ndërsa amnistia fiskale synon t’i pastrojë përfundimisht milionat e llumit dhe të pisllëqeve të tjera”. Balla u shpreh se dy kompanitë e tregtimit të hidrokarbureve, “Euroil” sh.a. dhe “Fisheku” sh.a., por dhe ndonjë kompani tjetër e përfshirë në këtë aferë mashtrimi, kishin përfitim të dyfishtë.