Admirali Mullen ben thirrje per bashkepunim mes Shteteve te Bashkuara dhe Kines

Shefi i shtatmadhorise amerikane admirali Mike Mullen filloi nje vizite kater ditore ne Kine per bisedime me zyrtare te larte kineze mbi marrdheniet dy paleshe dhe ceshtje tjera si Korea e Veriut Tajvani dhe mosmarreveshjet terrioriale ne Detin e Kines Jugore.
Shefi i shtatmadhorise se ushtrise amerikane Admirali Mike Mullen tha ne nje konference shtypi sot ne Pekin se nuk ka partnere me te pershtatshem per te bere me shume dhe per te patur perfitime me te medha se cmund te sjelle bashkepunimi mes Shteteve te Bashkuara dhe Kines.
Nuk ka dyshim se ky rajon i gjalleruar eshte ne rritje dhe prania ne rritje e Kines dhe ndikimi i saj luan nje rol te rendesishem dhe jetesor ne Azi. Por ne frymen e perfitimit te ndersjelle eshte me rendesi te theksohet se rritja e Kines nuk do te thote renie e Amerikes.
Admirali Mullen do te vizitoje dy baza ushtarake kineze kete jave. Ai permendi perpjekjet e Kines dhe vendeve te tjera per modernizimin forcave te tyre ushtarake.
Historikisht nderkohe qe vendet zhvillohen ato shpesh investojne ne forcat e tyre te armatosura dhe ky rajon nuk ben perjashtim. Por me rritjen e fuqise ushtarake duhet te rritet pergjegjesia bashkepunimi dhe transparenca. Pa keto aspekte rritja e fuqise ushtarake ne rajonin tuaj ne vend ta beje me te sigurt dhe me te qendrueshem rajonin mund te kete efekt te kundert.
Admirali Mullen tha se ai do te diskutoje ngecjen bisedimeve per carmatimin berthamor me Korene e Veriut ceshtjen e Tajvanit marredheniet SHBA-Kine mosmarreveshjet territoriale ne Detin e Kines Jugore dhe ceshtje te tjera.