E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm per cunami Japonia goditet nga termeti 7.3 ballesh

Dridhet sërish toka në Japoni e autoritetet lëshojnë alarmin cunami. Një tërmet i shkallës 7,3 ka tronditur verilindjen e Japonisë. Banorëve të rajonit bregdetar iu kërkua të largohen nga rajoni. Edhe centrali atomik i Fukushimës u evakuua. Njoftime për dëmtime të mëdha nuk pati. Qendra e tërmetit ishte para gadishullit Honshu, në thellësinë 20 km.

Ndërsa meteorologët  përjashtuan  mundësinë e një cunami me valë shkatërruese, një cunami i vogël ka goditur brigjet e Paqësorit në veri të Japonisë.Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se qyteti port i Ofunatos ka përjetuar një cunami prej 10 centimetrash. I njëjti organ lëshoi sinjalin e cunamit për prefekturat e Ivates, Mijagjit dhe Fukushimës. Nuk është raportuar për viktima apo dëme  të rënda materiale. Shërbimet japoneze aktualisht operojnë me 19 nga 54 reaktorët bërthamorë që ishin në dispozicion para tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.

Më 11 mars një tërmet prej 9,9 gradësh dhe një valë cunami prej 14 metrash shkaktoi dëme të mëdha në rajonet verilindore të Japonisë. Më shumë se 23 mijë vetë humbën jetën. Tërmeti dhe cunami shkaktuan në centralin bërthamor  të Fukushimës, katastrofën më të madhe atomike  që pas shperthimit të  Çernobilit, 25 vjet më parë

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›