Lamtumira e tabloidit 5 mln kopjet e fundit per bamiresi

Del në shitje edicioni i fundit i News of the World e në faqe të parë titulli është : "Faleminderit dhe lamtumirë." Në një editorial të gjatë stafi i tabloidit të njohur kërkon ndjesë . "Shumë thjesht, humbëm rrugën tonë," shkruhet në të. Gazeta pjesë e gjigandit mediatik Publisher News International u mbyll pas 168 vitesh pas skandalit të përgjimit të telefonave.
"Nuk ka justifikim për këtë shkelje të tmerrshme. Nuk ka justifikim për dhimbje të shkaktuara për viktimat, as për njollën e thellë që lemë në një histori të madhe. "Por kur ky zemërim te shlyhet, ne shpresojmë që historia të na gjykojë përfundimisht për të gjitha vitet e tona."
Gjatë një fjalimi të shkurtër para më shumë se 200 anëtarëve të stafit jashtë zyrave të gazetës në ëapping, në lindje të Londrës, të shtunën vonë kryeredaktori Kolin Myler ngriti lart edicionin e 8674 dhe të fundit të gazetes me fjalët : "Kjo nuk është ajo ku ne duam të jemi dhe ku ne meritojnë të jemi. "Si një haraç i fundit për shtatë-milion e gjysmë milion lexues, kjo është për ju - dhe për personelin. Faleminderit."
Gazeta ka dyfishuar tirazhin duke e çuar në 5 milion e të ardhurat e ditës së sotme do të shkojnë për 5 shoqata bamirëse. Ndërkohë skandali vazhdon të diskutohet në parlament dhe nga autoritetet e policisë. Komisioneri i Scotland Yard John Yates shprehu "keqardhje të thellë "që hetimet nuk u thelluan pas sinjaleve të para dy viteve më parë.
Në një intervistë për Sunday Telegraph, tha se i vjen keq pas shqyrtimit të hetimeve paraprake të policisë që çuan në dënimin e hetuesit privat Glen Mulcaire në vitin 2007. Ndërsa skandali duket se ka cënuar dhe imazhin e policisë vetë Yeats ka refuzuar paraprakisht dorëheqjen. Në Britani pritet të mbërrijë dhe Rupert Murdoch për të marrë përgjegjësinë e trajtimit të krizës.
Delina Bitraku