REARTIKULACIJA
Jetojme ne nje epoke cinizmi te perzier me kapitullim. Gjithe mbrapshtesite qe ndodhin te ne i referohen nje rasti flagrant virus qe erdhi nga tjeterkund dhe si rrjedhoje - teper i nderlikuar per tu mposhtur. Cdo histori suksesi nga gjetke ekspozohet si karote zilepsjeje per ne gomeret e denuar te jetojme ne kete vend. Rrezohen dekretet e Presidentit ne Tirane dhe na kujtojne Rajhshtagun ne Berlin Hitlerin dhe Presidentin Hindenburg. Fatmir Sejdiu jep doreheqjen ne protektoratin e Kosoves dhe ne Shqiperi vendosim se diktatoreve tane sovjetike u eshte bere lekura sholle. Fund.
Puna e vetme qe ben opozita ne kete vend eshte thjesht te ndihet e indinjuar thelle per cenim nderi dhe ta shese kete ojne femerore per qendrese heroike. Por kjo eshte me e pakta. Shumica e lendes qe ofrohet nga mendimi i pavarur kritik limitohet ne nje retorike amatoreske hartimesh plot konstatime patetike dhe referenca pa kufizim ne kohe dhe hapesire. Sa me inkompetent kritikuesi aq me qesharake banale dhe e mbeshtjelle me terma te konsumuar e te pergjithshem kritika.
Dalengadale permes kesaj mefshtesie irrituese te ngritur ne art po pergatitet nje krim hic me i vogel se sabotimi i armeve te nje populli te varfer pak dite perpara nje agresioni. Kjo rrokopuje budallalleqesh i ngjan nje oficine ku po farketohet nje monster e inxhinerise sociale ndjenja e dorezimit te shqiptareve perpara fataliteteve madhore.
Kete prototip artizanal e mbajne ne levizje te perhershme kemboret shurdhuese te agjitatoreve qe shesin perdite sapunin per djathe dhe qe permbytin hapesiren publike me perpjekjen per ta bere popullin qe i dhemb stomaku te besoje se ne te vertete vuan nga jetlag-u modern qe ndodh kur spostimet ne hapesire te shkaterrojne sinkronizimin me kohen tende biologjike.
Nderkohe telashet shqiptare jane te sinkronizuara qe cke me te me kohen ku jetojme. Vendi eshte braktisur ne fatin e tij perballe nje bote ku tregu global ne krize e siper derrmon ne mokrat e tij te pameshirshme cdo ekonomi te vogel duke skllaveruar ne menyre moderne kombe te tera duke u grabitur atyre punen dhe duke u predikuar ne kembim iluzionin e jetes moderne.
Te te marresh tregun e punes sot nuk eshte me te ofrosh produkte me cilesore per nje cmim me kompetitiv. Te te marresh punen ne kohera krizash si sot eshte edhe te te parandalosh ty te te shkoje mendja fare per te punuar dhe prodhuar dicka. Kasta te korruptuara politikeberesish ne vende te ndryshme perballe kesaj situate u dorezojne pa lufte celesat e qyteteve korporatave qe jane ne kerkim te deshperuar te cave si puna e tyre pa principe morale pa pergjegjesi kombetare dhe pa skrupuj ideologjike.
E djathta ne pushtet ashtu dhe e majta ne opozite jane thjesht dy etiketa te ndryshme te te njejtit kavanoz ullinjsh dhe kjo race politikeberesish interesin e popullit te vet e ka te tretin ne liste pas interesave te padroneve nga lsquojashteshteti dhe pas interesave te llogarive te veta bankare.
Kjo kaste eshte e gatshme ta perpunoje si nje poce balte opinionin publik. Ajo eshte ne gjendje ta mbaje te zene me pune mendjen e masave permes nje alternimi mes lumturise dhe makthit. Ata jane ne gjendje te fabrikojne gjendje lufte e demaskimesh spektaklesh parlamentare krizash te padurueshme kutish dhe stuhish politike. Te shpikin suksese statistika dhe destinacione te largeta e te shndritshme integruese te cilat per ti arritur kerkojne sakrifica. Ata kane oratoret e vet tribune te artikuluar qe i sheh shpesh ne podiume te mbajne fjalime te mbushura me fjalet integrimi kombi yne aspiratat dhe sakrificat tona. Por sic thote nobelisti Paul Krugman kur i referohet te njejtes race baballaresh te kombit te tij kur ata thone lsquone ata ju kane parasysh lsquoju. Sakrificat jane per vegjeline.
Po cili eshte qellimi i kesaj ndjenje kapitullimi qe injektohet pafundesisht permes lodhjes se vesheve te publikut me sherre te burokracise partiake qe ndash prit nje sekonde ndash qytetarit si interesojne direkt Qellimi eshte mbajtja sa me lart e pjaces se kesaj klase politike qe ceshte e verteta paraqet nje gjenialitet kriminal ne kete drejtim.
Qellimi eshte parandalimi i ndonje permendjeje kombetare nga kjo anestezi e kontrolluar. Nga ky gjume qe po shkon drejt vdekjes klinike dhe qe tanime per shkak te rendimit drastik te situates do te mund te shkundej perfundimisht vetem me masa drastike. Dicka qe popuj te tjere te dale nga i njejti gjume vdekjeje kane ditur tia gjejne rrugedaljen. Te vjen ndermend nisma sllovene Reartikulacija. Nje nderhyrje direkte dhe precize ne konstruktin politik te vendit permes mjeteve te kritikes aktivizimit vete-organizimit por sidomos formulimit te nje kredoje te re per politiken. Nje proces edukimi i pandalshem i masave me termat e diskursit politik bashkekohor. Ne fund te fundit duke e pare nga syri i nje kombi qe ka humbur busullen - ne kontekstin e nje perspektive shpresedhenese nje shembull per tu ndjekur.
E mbase kemi vertet nevoje per nje Riartikulim shqiptar te politikes. Ne nje mjedis ku politika ka ndalur te menduarit per qytetaret eshte ndoshta momenti qe qytetaret te nisin ta rimendojne politiken duke i pezulluar nga detyra permes pezullimit nga vemendja protagonistet e saj aktuale.