E Diel, 1 Nëntor 2026

Admirim dhe respekt për pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në zgjedhje

29-06-2013 / Gazeta 55

Ambasadori Arvizu, mesazh personal në “Facebook”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Alexandër Arvizu, ka përshëndetur pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në një mesazh në faqen zyrtare të kësaj ambasade në Facebook, drejtuar qytetarëve shqiptarë, Arvizu shkruan se, “stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe unë personalisht, do donim që të shprehnim admirimin dhe respektin tonë ndaj qytetarëve të Shqipërisë, për pjesmarrjen e tyre aktive në Zgjedhjet Parlamentare”. “Ju, vijon mesazhi ambasadorit Arvizu, ecët drejt një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare dhe bëtë që zërat tuaj të dëgjoheshin kumbueshëm”. Përveç votuesve, thekson Arvizu, “doja që të vlerësoja kontributin e rëndësishëm që dhanë ata burra dhe gra që përbënin Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Skuadrat e Numërimit të Votave”.  Ambasada Amerikane shton Arvizu, “u angazhua masivisht për të vëzhguar këto zgjedhje (ne kishim 68 vëzhgues, përfshirë dhe kolegët tanë nga Prishtina, Shkupi dhe Podgorica, si dhe personel shtesë Amerikan, të cilët ishin pjesë e skuadrave të OSBE/ODIHR) dhe na la shumë përshtypje përkushtimi që pamë të pasqyruar në netët e gjata dhe ditët e lodhshme të punës që u krye nga këta Shqiptarë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›