Adoleshentët mund të blejnë vetëm në praninë e të rriturve

Ohio, 9 gusht - Një vetëshërbim i madh në Cincinnati në Ohio ka vendosur një rregull të re – adoleshentët nuk mund të bëjnë Pazar pa të rriturit. Një prej qendrave tregtare në Cincinnaty në Ohio ia ka ndaluar hyrjen adoleshentëve, nëse nuk janë në shoqëri të rriturve.
Kështu, të gjithë personat më të ri se 18 vjet duhet të jenë në shoqëri të ndonjërit që ka 21 vjet apo më shumë. Rregulla e re quhet Ofrimi i përcjelljes për të rinjtë, dhe për këtë do të angazhohen punëtorë shtesë të sigurimit.
Drejtori i përgjithshëm i qendrës tregtare Tri-County, Michael Lyons, thotë se rregulla është vendosur pasi që është vërejtur se të rinjtë në numër të madh dhe pa shoqërinë e personave të rritur janë kryesisht të zhurmshëm dhe kështu ia prishin komoditetin e blerjes vizitorëve të tjerë. Theksohet se rregulla është në fuqi vetëm të premten dhe të shtunën në mbrëmje. Pesë ditët tjera të javës do të jetë si gjithmonë.