E Diel, 1 Nëntor 2026

Stomaku dhe mitra, 2 vaksina te reja me detyrim Sonila Isaku



Ministria e Shendetesise parashikon futjen ne kalendarin e vaksinimit edhe dy vaksina te reja. Nje prej tyre eshte vaksina Rotavirusit, e cila pakeson rastet e semundjeve te stomakut dhe zorreve te femijeve. Nderkohe qe vaksina e dyte qe do te futet ne kalendar eshte ajo e kancerit te qafes se mitres (HPV). Nderkohe, Ministria e Shendetesise eshte duke punuar pergjate ketij viti lidhur me perllogaritjen e kosto-efektivitetit per keto vaksina. Gjate viteve te fundit jane futur nje sere vaksinash te reja ne kalendarin e imunizimit. Sipas MSH, ne vitin 2000, ne kalendarin e vaksinimit u perfshi komponenti i Rubeoles ne vaksinen FR (Fruth-Rubeole), ne vitin 2005, komponenti i Parotitit ne vaksinen FRP (Fruth-Rubeole-Parotit), ne vitin 2009, komponenti i Haemophilus influenzae tip b ne vaksinen e kombinuar DTP-HepB-Hib, dhe ne 2011, vaksina e Pneumokokut (PCV10). Per sa i perket vaksinimit, ai behet nga femijet e porsalindur e deri tek ata 14 vjec falas. Ne vendin tone te gjitha vaksinat qe jane te perfshira ne kalendarin kombetar te vaksinimit. Te dhenat tregojne se mbulesa e vaksinave per keto semundje eshte e larte, 98 per qind te femijeve. “Vendi yne vepron permes nje skeme vaksinimi te detyrueshme kunder semundjeve kryesore te femijerise te parandalueshme me vaksinat si difteria, tetanozi, pertusi, TBC, polio, fruthi, rubeola, parotiti, hepatiti B, Hb. Qe nga viti 2004-2005 te gjitha vaksinat behen me fondet e shtetit shqiptar. Ne vitin 2002, Shqiperia eshte certifikuar nga OBSH-ja si vend pa poliomielit. Nga viti 2009 eshte futur vaksina pentavalente DTP-Hep B-Hib, kemi futjen edhe te vaksines ndaj infeksioneve te shkaktuara nga Haemofillus Influenca”, - ka pohuar Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, gjate nje konference, ku i referohej lajmit se vendi yne renditej i treti per nga mbulesa vaksinale. Nderkohe, te dhenat zyrtare tregojne se vetem 8 muaj me pare ne kalendarin e vaksinave eshte shtuar edhe ajo e pneumokokut dhe vetem dy vjet me pare vaksina pentavalente, qe do te thote 5 vaksina ne 1, e cila eshte e rendesishme per femijet e sapolindur, pasi parandalon 5 semundje vetem me nje gjilpere dhe zevendeson 9 gjilperat qe u beheshin me pare femijeve per te njejtat semundje. Specialistet pohojne se vaksinat zakonisht behen ne nje qender shendetesore, nga nje person i trajnuar, por kete sherbim mund ta kryej shume mire dhe nje infermier me pak eksperience. Vaksinat mund te merren ne menyne orale pra nga goja, parenterale me injeksione intramuskulare dhe duhet te kemi parasysh se ato duhet te behen larg nervave dhe vazave te gjakut. Tek femijet e vitit te pare, vendi me i pershtatshem eshte faqja e perparshme-anesore, pra anterio-laterale e kofshes.

Per grate shtatzena, vaksinat qe rekomandohen jane:

1- BCG eshte vaksina antituberkuloz.

2- DTP eshte vaksina difteri-tetanoz-poliomielit

3- OPV eshte vaksine orale e poliomielitit

4- DT eshte vaksina difteri-tetanoz

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›