E Hënë, 2 Nëntor 2026

Adoleshentët rekord në abort, shkak mosinformimi i duhur

Aborti vazhdon të jetë një problem madhor për femrat në vendin tonë por në këtë pikë nuk mbeten mbrapa edhe mjekët. Sipas studimeve të shumta që janë kryer nga specialistët si dhe nga shumë shoqata ka dalë në pah një problem madhor që lidhet me mosinformimin e plotë dhe të nevojshëm si për femrat e si për mjekët. Mjekët dhe personeli ndihmës e konsiderojnë abortin metodë të planifikimit familjar. Përfundimi del nga një studim i Qendrës për Popullsi dhe Zhvillim, sipas të cilit bluzat e bardha shfaqin një lloj prapambetje në këtë fushë. Sipas Erieta Dobit, koordinatore e projektit, mungon trajnimi i vazhdueshëm i personelit. Megjithatë, duket se miratimi i ligjit për abortin në Shqipëri, ka ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve në këto vitet e fundit. Ka shumë pak statistika për numrin e aborteve në Shqipëri. Edhe pse është një ndërhyrje tërësisht e ligjëruar, për këtë fenomen mungojnë statistikat e plota. Më informale të dhënat janë në sektorin privat.
Në Shqipëri një numër shumë i lartë abortesh, shkaku mosinformimi
Femrat shqiptare mbajnë rekord në të gjithë botën për numrin e lartë të aborteve. Alarmi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Kontraceptivëve. Shifrat edhe këtë vit vazhdojnë të flasin për njohuri fare të pakta të femrave shqiptare për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara. Gjithçka vjen si shkak i mospërdorimit të metodave të kontracepsionit apo përdorimit të metodave të pasigurta. Të dhënat e nxjerra nga Qendra për Popullsinë dhe Zhvillimin tregojnë se përafërsisht 85 nga 100 gra me jetë seksuale aktive, të cilat nuk përdorin ndonjë metodë kontraceptive, mund të ngelen shtatzëna brenda një viti. Ndërsa në botë, më shumë se një e katërta e grave shtatzëna ose bëjnë aborte, ose kanë një shtatzëni të padëshiruar. Por për femrat shqiptare numri i lartë i aborteve të padëshiruara që ato bëjnë tregon se ato nuk kanë një kulturë seksuale. Sipas mjekëve gjinekolog është bërë e ditur se, për disa femra në vendin tonë, të përdorësh kontraceptivë mendohet ende si turp. Ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe ta bësh një gjë të tillë për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar, pasi ato duhet të mendojnë se duhet ta jetojnë jetën e tyre para se tu japin jetë të tjerëve. Më tej sipas tyre shpjegohet se, prezervativi është metoda më e mirë për ta parandaluar një shtatzëni të padëshiruar, por edhe për tu mbrojtur nga sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Vajzat e reja mbajnë rekord për shtatzënitë e padëshiruara
Ajo çka po bëhet gjithnjë edhe më shqetësuese është fakti se vajzat e reja duke nisur që nga mosha 15 vjeçe mbajnë rekord në shtatzënitë e padëshiruara të cilat shkojnë drejtë një aborti megjithëse janë ende të mitura. Ndaj edhe mjekët shprehen se, më problematiket për sa u përket aborteve janë vajzat e reja, kryesisht adoleshentet, të cilat shpesh kryejnë një jetë seksuale të pambrojtur dhe janë pak të informuara. Gjatë një konference në Ditën Botërore të Kontracepsionit që u zhvillua para disa kohësh, Qendra Për Popullsinë dhe Zhvillimin ka organizuar një takim me mjekë gjinekologë dhe specialistë të kësaj fushe për ndërgjegjësimin e popullatës për përdorimin e kontraceptivëve bëri të ditur faktin se vajzat e reja janë shumë të rrezikuara nga aborti si dhe janë shumë të painformuara lidhur me kontraceptivët dhe shumë metoda të tjera për mbrojtje nga shtatzënitë e padëshiruara. Targeti i kësaj qendre janë të rinjtë dhe gratë, të cilët duhet të jenë më të kujdesshëm për jetën e tyre seksuale, për të mos krijuar më pas aborte apo sjellë në jetë fëmijë të padëshiruar.
Mungesa e informacionit më e madhe në zonat periferike
Mungesa e informacionit për metodat kontraceptive dhe abortin ka bërë që zonat rurale të jenë më të prekurat nga abortet e padëshiruara. Fushata ndërgjegjësuese për përdorimin e kontraceptivëve dhe planifikim familjar do të përqendrohet më shumë në këto zona për të ulur numrin e aborteve të padëshiruara, i cili rezulton të jetë shumë i lartë. Sipas gjinekologëve, kjo vjen si pasojë se në këto zona nuk njihen metodat kontraceptive dhe ende veprohet me metodat e dikurshme të abortit. Në zonat rurale metodat kontraceptive përdoren pak. Kjo për arsye se metodat moderne gratë fshatare i kanë për turp që ti përdorin. Përveç kësaj, duke qenë se janë të zëna me shumë punë, harrojnë ti përdorin, harrojnë ti pinë çdo natë. Ndërkohë që mosmarrja në mënyrë të rregullt shkakton probleme, theksojnë më tej mjekët gjinekolog. Por të mësosh të jetosh jetën tënde para se tu japësh jetë të tjerëve është shumë më pak sesa ti mohosh të drejtën e jetës një krijese të pafajshme.
Kushtet ekonomike, shkak për sa më pak fëmijë
Kanë dëshirë të kenë shumë fëmijë, por këtë e lidhin pikërisht me gjendjen ekonomike të familjes. Madje, lindjen e fëmijëve e konsiderojnë si pjesën më të bukur të një martese, ndaj dhe rritje e fëmijëve vlerësohet si shumë e rëndësishme. Një studim i kryer pak kohë më parë, nga Instituti i Shëndetit Publik, tregon se shumica e të intervistuarve kanë dëshirë të kenë sa më shumë fëmijë. Sipas studimit, shumica e grave të intervistuara dëshirojnë të kenë 2-4 fëmijë. "Pra, gjendja ekonomike shihet si një domosdoshmëri për sigurimin i kushteve sa më të mira të jetesës për fëmijët dhe gjithë familjen. Kjo është edhe arsyeja kryesore që kushtëzon shumicën e çifteve që të bëjnë sa më shumë fëmijë",- bëhet e ditur në studim. Shumica e vajzave shqetësohen nga mendimi negativ i të tjerëve, çka të çon në përfundimin se shpengimi shoqëror sërish nuk pengon stigmatizimin, sidomos të femrave të pamartuara. Përpara vitit 1992, abortet ishin ilegale, ndërkohë që tani ai është krejt i ligjshëm. Rezulton se po kryhen 40 aborte për 100 lindje të gjalla. Nuk mund ta mbaj dot, sepse i dashuri do të më lerë, apo do më përzërë familja nga shtëpia, janë komentet që dëgjon të thuhen më shpesh prej tyre në kontaktin e parë që bëjnë në klinikë. Në më të shumtën e rasteve ato shoqërohen nga të dashurit ose nga ndonjë shoqe, thotë gjinekologia e një klinike private në zonën e Tiranës së Re, e cila nuk do të identifikohet me emër, ashtu sikurse dhe vajzat që bëjnë abort në klinikën ku ajo punon.
 ***********************************************
Sa i dobishëm është planifikimi familjar
Planifikimi familjar ndihmon gratë ndaj shtatzënive të padëshiruara. Që prej vitit 1960, planifikimi familjar ka shmangur shtatzënitë e padëshiruara në 400 milionë gra në të gjithë botën. Si rezultat, shumë gra kanë shpëtuar nga shtatzënitë me rrezik të lartë ose nga abortet e pasigurta. Në qoftë se të gjitha gratë do të mund të mënjanonin shtatzënitë me risk të lartë, numri i vdekjeve amtare do të ulej rreth 25% . Gjithashtu shumë metoda të planifikimit familjar kanë efekte të tjera pozitive, kryesisht në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë edhe AIDS. Planifikimi familjar, sipas studiuesve, përmirëson mirëqenien e familjes. Çiftet me pak fëmijë kanë më tepër mundësi ti ushqejnë më mirë, ti veshin dhe ti shkollojnë më mirë fëmijët e tyre. E ndërsa kjo dukuri është një ndër vendimet më të rëndësishme për çdo familje, duket se në zonat rurale nuk është marrë seriozisht. Në këto zona, rreth 70 për qind e grave bëjnë me përgjegjës meshkujt për shtatzënitë e padëshirueshme, ndërsa nga ana tjetër, meshkujt jo vetëm që nuk ndihen plotësisht përgjegjës, por janë edhe kundra aborteve.

***************
Studim
Studimet e autoriteteve shëndetësore tregojnë se planifikimi familjar me metodat tradicionale në vendin tonë zë vendin e parë. Metoda tradicionale e tërheqjes mashkullore zë vendin e parë të mbrojtjes me 67% të përdorimit dhe metodat moderne mund të përmblidhen vetëm me 8%. Këto janë rezultatet përfundimtare të një studimi kombëtar të shëndetit riprodhues në Shqipëri, që është realizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ISHP-ja. Me mbështetjen financiare të USAID, UNFPA, UNICEF, është bërë një analizë e plotë për metodat kryesore dhe problemet që shfaqen për planifikimin familjar. Sipas rezultateve të studimit, planifikimi familjar me metoda moderne ngelet më pak i përdorshëm, pasi çiftet shqiptare preferojnë metodat

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›