E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentet tek "E diela shqiptare"

Eshte tashme ritmi i cdo familjeje shqiptare. Traditat dhe e sotmja, muzika dhe baleti, humori dhe bisedat serioze gershetohen natyrshem ne nje program si "E diela shqiptare", e cila qe nga shtatori i vitit te kaluar, kur ka nisur transmetimin ne Televizionin Kombetar Klan eshte bere pjese e cdo familjeje. Kane qene serenatat korcare, ato qe pasditen e djeshme kane shenuar fundin e gjashte oreve transmetim i drejtperdrejte, nen drejtimin e Ardit Gjebrese. Vellezerit korcare Endri dhe Stefi Prifti kane elektrizuar sallen, qe ka shperthyer ne duartrokitje pergjate kolazhit, i performuar live nen tingujt e orkestres se drejtuar nga mjeshtri Shpetim Saraci. Por natyrisht, nje mbyllje e tille, energjike dhe plot ritem eshte paraprire nga nje sere elementesh dhe momentesh spektakolare, qe kane qene pjese e programit te djeshem. Ka nisur me debatin "Pro dhe kunder", qe kete radhe ka ardhur ne nje dimension krejt te vecante, i ndikuar ne fakt edhe nga tema e zgjedhur per diskutim. "A duhet t'i mbajme adoleshentet nen kontrollin total te prinderve"? Pervec prinderve, VIP, (personazhe te njohur te botes se ekranit) pjese e ketij diskutimi jane bere edhe femijet e tyre adoleshente. Keshtu Ema Andrea, Mirela Kumbaro, Besnik Bisha dhe Petrit Malaj jane vene perballe logjikes se femijeve te tyre adoleshente, qe jo ne pak raste i ka surprizuar ata me forcen e argumentit. Nje lidhje e drejtperdrejte me Qytetin "Studenti" ka sjelle "live" ne studio edhe opinionin e te rinjve studente, te cilet tashme kane kaluar adoleshencen dhe jetojne te shkeputur nga kontrolli i prinderve. Pjese e ketij debati jane bere si cdo jave edhe dy kunatat, Zilia dhe Mukadesi, te cilat me qendrimet e tyre kontradiktore shkaktojne te qeshura, qe kete radhe kane perfshire jo vetem publikun ne salle, por edhe vete prezantuesin Gjebrea. Familjet e medha shqiptare, vazhdojne te jene nje pjese e rendesishme e programit "E diela shqiptare" duke risjelle vlerat e rendesishme te se shkuares, per ta edukuar ate edhe ne te tashmen. Familja e njohur tiranase, Petrela e ka vertetuar kete fakt edhe permes nje peme gjenealogjike 4.5 metra te gjate, ne te cilen ishin prezantuar ne vite brezat e ketij fisi te madh. Nderkohe edhe familja Bala, permes anetareve te saj ka paraqitur njekohesisht nje pjese te historise se familjes, qe lidhet edhe me emrin e nje qyteti te vjeter si Shkodra. Momentet e historive familjare, te cilat gjenerojne vlerat me te mira te nje tradite te hershme, sigurisht qe jane gershetuar edhe me surpriza dhe caste artistike, qe kane per protagoniste vete anetaret e familjeve. Sporti dhe baleti jane gjithashtu pjese e pandare e programit, qe nga takimi i tij i pare. Castet sportive kane ardhur sikurse e dime tashme, permes lidhjes se drejtperdrejte me "Supersport", ndersa baleti vjen nen drejtimin e koreografit Albi Nako. Dy te ftuar speciale ne programin e djeshem, kane qene studiuesi Shaban Sinani dhe mjeku Jovan Basho, te cilet kane diskutuar rreth nje argumenti te perfolur, per nje vizite te mundshme te Albert Ajnshtajnit ne Shqiperi ne pranveren e vitit 1931. Nje hipoteze, qe ndonese nuk ka arritur te vertetohet permes dokumenteve, mbetet nje argument "intrigues", deshmish te folura. Por si cdo jave edhe kete te diel nuk mund te mungonte nje tjeter rubrike, mjaft e vecante e programit dhe pikerisht "Artisti ndryshe". Dy kengetaret korcare kane provuar veten ne nje profesion te veshtire, sic ishte ai i gomistit, ndaj me mire se sa te merren me gomat, kane preferuar te japin autografe. .. E me pas sigurisht te kendojne.

Manjola Bregasi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›