E Diel, 1 Nëntor 2026

Menyja e të burgosurve, dominojnë marmelata dhe fasulja

Të dënuarve u listohet në meny edhe kripa bashkë me salcën. Shtesa e qëllimshme në ligj: Lejohet ushqimi i sjellë nga familja

Laureta Rryçi

Tiranë - Të dënuarit shqiptarë e mbajnë frymën gjallë me ushqimet e sjella prej familjarëve. Me gjithë ndryshimet e bëra vetëm pak kohë më parë në normën ushqimore, për të dënuarit sërish menyja e tyre mbetet tepër e varfër. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shpjegojnë se menyja zyrtare, për shkak të përbërjes së saj, mbetet shumë pak e porositur nga të burgosurit. Përkundrejt marmelatës dhe fasuleve, kush e përballon nga ana ekonomike, preferon ushqimin e familjes. Edhe pse nuk pranohet zyrtarisht, drejtuesit e burgjeve sqarojnë se janë të paktë ata të dënuar që ushqehen me normën ushqimore që u jep falas burgu. Norma ushqimore zyrtare ka të përcaktuar edhe masën e kripës dhe salcës që një i dënuar apo i paraburgosur duhet të konsumojë brenda një dite.
Rregullorja
Sipas rregulloreve që zbatojnë burgjet aktualisht ushqimi u shërbehet të burgosurve në vendin dhe sipas grafikut të konfirmuar nga drejtori i burgut, në përputhje me parashikimet e rregulloreve të brendshme të IEVP-së. Drejtori ka si detyrë të marrë parasysh rekomandimet e mjekut rreth ushqimit për të burgosurit e sëmurë, si dhe shtesë në ushqim për të burgosurit që punojnë. Në raste të veçanta, siç janë festat zyrtare, ritet fetare, ngjarjet e jashtëzakonshme etj., me miratimin e drejtorit të IEVP-së, ky orar mund të ndryshojë. Të burgosurve u sigurohet ushqim për tri vaktet, sipas normave dhe llojshmërisë së përcaktuar.
Familja
Të burgosurit i lejohet furnizimi nga familja dhe njësia e tregtimit në institucion 4 herë në muaj me produkte ushqimore, ku në çdo radhë mund të pranohen deri në 5 kg ushqime, 3 kg fruta, ndërsa lëngjet duhet të jenë me ambalazh të tejdukshëm dhe të hapura. Cigaret nuk llogariten në peshën e ushqimeve. I burgosuri mund të blejë produkte ushqimore, cigare dhe sende të tjera, në njësitë tregtare të IEVP-së, të përcaktuar në rregulloren e brendshme të IEVP-së, sipas sasisë së parashikuar në pikën 2, me të ardhurat që ka në llogarinë e tij. Për të burgosurit që punojnë sigurohet dhe një ushqim suplementar pasdite, sipas rekomandimit të mjekut në përshtatje me punën e kryer. Pas propozimit të mjekut të IEVP-së, institucioni i siguron të burgosurit të sëmurë dietë të veçantë. Llojshmëria e ushqimit përcaktohet në tabela të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Norma e ushqimit është në përputhje me urdhrin e përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Shëndetësisë. Respektimi i tyre verifikohet nga shërbimi shëndetësor i IEVP-së. Në qoftë se i burgosuri, për shkak të ndërgjegjes ose besimit fetar, kërkon një ushqim të ndryshëm, kjo kërkesë respektohet nga personeli i institucionit, në përputhje me rregullat fetare dhe mundësitë praktike. Drejtori i IEVP-së merr masa për ngritjen e njësisë së tregtimit në institucion për plotësimin e nevojave të të burgosurve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miraton dhe kontrollon rregullisht veprimtarinë e lokaleve të tregtimit në IEVP.

Normat ushqimore për të dënuarit dhe të paraburgosurit në sistemin e burgjeve
Norma për të dënuar të punësuar

Nr. Artikuj Ushqimorë Sasia në gramë/Nr. K/kl
1 Bukë 500 1396
2 Oriz 40 145
3 Fasule 40 124
4 Makarona 40 143
5 Mish 100 204
6 Djathë 40 100
7 Gjalpë 20 152
8 Qumësht 200 98
9 Vaj 30 270
10 Zarzavate 300 61
11 Fruta 100 42
12 Sheqer 30 118
13 Kripë 5 0
14 Çaj 2 0
15 Marmelatë 40 84
16 Vezë 1 93
17 Salcë 4 3
Kuota ditore: 3033 k/kl
Normat për të dënuar të papunësuar dhe të miturit

Nr. Artikuj Ushqimor Sasia në gramë/Nr. K/kl
1 Bukë 450 1257
2 Oriz 40 145
3 Fasule 40 124
4 Makarona 40 143
5 Mish 80 163
6 Djathë 30 75
7 Gjalpë 0 0
8 Qumësht 200 98
9 Vaj 30 270
10 Zarzavate 300 61
11 Fruta 100 42
12 Sheqer 20 78
13 Kripë 5 0
14 Çaj 2 0
15 Marmelatë 30 63
16 Vezë 1 93
17 Salcë 4 3
Kuota ditore: 2615 k/kl
Norma për të dënuar të sëmurë dhe infermieri

Nr. Artikuj Ushqimorë Sasia në gramë/Nr. K/kl
1 Bukë 500 1396
2 Oriz 40 145
3 Fasule 50 155
4 Makarona 70 249
5 Mish 120 245
6 Djathë 50 125
7 Gjalpë 20 152
8 Qumësht 300 147
9 Vaj 30 270
10 Zarzavate 400 82
11 Fruta 100 42
12 Sheqer 40 157
13 Kripë 5 0
14 Çaj 2 0
15 Marmelatë 40 84
16 Vezë 1 93
17 Salcë 4 3
Kuota ditore: 3345 k/kl
Të punësuar me aktivitet fizik mesatar

Nr. Artikuj Ushqimorë Sasia në gramë/Nr. K/kl
1 Bukë 500 1396
2 Makarona 40 143
3 Oriz 40 145
4 Sheqer 30 118
5 Fasule 40 124
6 Perime 300 61
7 Salcë domate 4 3
8 Gjalpë 20 152
9 Fruta 100 42
10 Vaj 30 270
11 Mish 100 204
12 Djathë 40 100
13 Vezë 1 93
14 Marmelatë 40 84
15 Qumësht 200 98
16 Çaj 2 0
17 Kripë 5 0
Kuota ditore: 3033 k/kl
Normat ushqimore për të dënuar me probleme shëndetësore

Nr. Artikuj Ushqimorë Sasia në gramë/Nr. K/kl
1 Bukë 500 1396
2 Makarona 70 249
3 Oriz 40 145
4 Sheqer 40 157
5 Fasule 50 155
6 Perime 400 82
7 Salcë domate 4 3
8 Gjalpë 20 152
9 Fruta 100 42
10 Vaj 30 270
11 Mish 120 245
12 Djathë 50 125
13 Vezë 1 93
14 Marmelatë 40 84
15 Qumësht 300 147
16 Çaj 2 0
17 Kripë 5 0
Kuota ditore: 3345 k/kl
Normat ushqimore për të dënuar të papunësuar

Nr. Artikuj Ushqimorë Sasia në gramë/Nr. K/kl
1 Bukë 450 1257
2 Makarona 40 143
3 Oriz 40 145
4 Sheqer 20 78
5 Fasule 40 124
6 Perime 300 61
7 Salcë domate 4 3
8 Gjalpë 0 0
9 Fruta 100 42
10 Vaj 30 270
11 Mish 80 163
12 Djathë 30 75
13 Vezë 1 93
14 Marmelatë 30 63
15 Qumësht 200 98
16 Çaj 2 0
17 Kripë 5 0

3 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›